Gratë dominojnë parlamentin e ri të Islandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë në Evropë, gratë zotërojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin e ri të Islandës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të së shtunës.

Nga 63 vendet që ka parlamenti, 33 u fituan nga gratë, ose 52 për qind, sipas parashikimeve të bazuara në rezultatet përfundimtare që dolën të dielën. Asnjë vend tjetër evropian nuk ka pasur më shumë se 50% ligjvënëse gra, me Suedinë që ka afro 47%, sipas të dhënave të përpiluara nga Banka Botërore.

Ndryshe nga disa vende të tjera, Islanda nuk ka kuota ligjore për përfaqësimin e grave në parlament, megjithëse disa parti kërkojnë që një numër minimal i kandidateve të jenë gra.

Islanda ishte vendi i parë që zgjodhi një grua në postin e presidentes në vitin 1980, dhe që nga viti 2018 ka një ligj për paga të barabarta gjinore. Në zgjedhjet e së shtunës, koalicioni në pushtet zgjeroi edhe më tej shumicën e saj./VOA

Të fundit

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet...

U pështy në fytyrë, Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

Prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo u përball me një incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku do zgjidhej drejtuesja e komanduar e...

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit 3 faktorët e rrezikut të demencës

Diabeti, ndotja e ajrit dhe konsumimi i alkoolit mund të jenë faktorët më të mëdhenj të rrezikut të demencës, sipas një studimi të ri. Studiuesit...

U zgjodh të drejtojë Bashkinë e Himarës, reagon për herë të parë Blerina Bala

Blerina Bala ka bërë reagimin e parë pas zgjedhjes nga Këshilli Bashkiak si kryetarja në detyrë e Bashkisë Himarë, e cila do ta mbajë...

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri pranë niveleve më të ulëta...

Lajme të tjera

Web TV