Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë kanabis dhe 1 pushkë në Durrës, arrestohet 25-vjeçari

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Selekt” duke sekuestruar një sasi droge e armë. Në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte prenotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Të fundit

Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë kanabis dhe 1 pushkë në Durrës, arrestohet 25-vjeçari

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Selekt” duke sekuestruar një sasi droge e armë. Në pranga ka...

E akuzuan se kopjoi Elvana Gjatën për albumin e ri, reagon për herë të parë Elhaida Dani

Elhaida Dani prezantoi këngët e albumit të saj të ri “ZanIn”, në fillim të kësaj jave. Këngë që u pritën shumë mirë e u...

Përplasi me makinë kalimtarin, arrestohet 19-vjeçari në Përmet

Një i ri është arrestuar në Përmet pasi ka përplasur me makinë një kalimtar. 19-vjeçari, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip "Volkswagen" në hyrje...

Ambasada e SHBA reagon pas fitores së Florian Markut: Urime kampionit të parë botëror shqiptar

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku pas triumfit ndaj kundërshtarit ukrainas një natë më parë. Në një reagim në rrjetet...

E pazakontë/ Viçi del në mes të autostradës Tiranë-Durrës dhe përplaset me makinën (Foto)

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se një makinë ka qenë duke udhëtuar kur para i...

Lajme të tjera

Web TV