Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, në pranga 52-vjeçari në Mirditë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Mirditës ka njoftuar sot arrestimin e një 52-vjeçari, pasi ky i fundit, u kap duke kultivuar kanabis.

Po ashtu, policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Njoftim i policisë

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Të fundit

Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, në pranga 52-vjeçari në Mirditë

Policia e Mirditës ka njoftuar sot arrestimin e një 52-vjeçari, pasi ky i fundit, u kap duke kultivuar kanabis. Po...

Pushuesit zhvishen në plazh, shfrytëzojnë rrezet dhe ujin e patatuar

Fundjava e ngrohtë e vjeshtës në gjiun e Durrësit, plazhit më të madh të vendit Nga Leonard Veizi Megjithëse frynte pak erë e ftohtë, dielli...

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbet pushtetin pas 16 vitesh partia e Merkelit

Social Demokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e kancelares në largim Angela Merkel. SPD siguroi 25.7%...

10 skenaret e të ardhmes së Partisë Demokratike

Kush do fitojë betejën mes Bashës dhe Berishës dhe cila është e ardhmja e Partisë Demokratike? Përgjigja e këtyre dy pyetjeve kalon përmes 10...

Rama uron nxënësit: Suksese në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen

Kryeministri Edi Rama u ka uruar një vit të mbarë shkollorë të gjithë nxënësve që sot u rikthyen në bankat e shkollës. Rama ka publikuar...

Lajme të tjera

Web TV