Mbërrijnë mbi 29 mijë doza vaksina të Pfizer në Rinas, Manastirliu: Ja sa vaksina kemi siguruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur dhe 29.250 doza të vaksinave Pfizer.

Këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se në total Shqipëria ka siguruar 2.074.560 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Postimi i Ogerta Manastirliut:

Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e numrit të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave mbetet i lartë.

Janë regjistruar 294 raste të reja teksa kanë humbur jetën 13 qytetarë.

Të fundit

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që kanë më shumë fat për muajin prill

Këto janë 3 shenjat e horoskopit kanë shans të kenë më shumë fat në muajin prill: Binjakët Binjakët do të kenë...

Shakira në një lidhje dashurie me aktorin e njohur?

Një dashuri e re? Tani që Shakira është single, po fokusohet në muzikë! Mirëpo, disa ditë pasi publikoi videoklipin e saj "Puntería", ku është protagonist...

Kafja ju ndihmon të bini në peshë, ja sa filxhanë në ditë duhet që të shihni rezultate

Shpesh dëgjojmë, për shembull, se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa të tjerë pretendojnë se pirja e kafesë mund të...

15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, PD e Rithemelimit ndryshon fasadën e selisë

Shënohen 15 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Me këtë rast Partia Demokratike e Rithemelimit nderon këtë arritje madhore...

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk ka ndodhur shpesh të bëhen. I...

Lajme të tjera

Web TV