Nikolla pret Ambasadorin e Zvicrës: Fuqizim i bashkëpunimit parlamentar dhe mbështetje për reformat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti sot Ambasadorin e Zvicrës, z. Adrian Maitre. Ambasadori Maitre e uroi znj. Nikolla për zgjedhjen në detyrën e lartë dhe shprehu bindjen dhe vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit midis parlamenteve të të dy vendeve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vlerësoi bashkëpunimin politik shumë të mirë e dinamik midis të dy vendeve. Zvicra është një donator i rëndësishëm për Shqipërinë, donatori i parë në sektorin e shëndetësisë, ka ndihmuar në përmirësimin e sistemit dhe kujdesit shëndetësor si edhe me mjaft programe e projekte të tjera në fusha të ndryshme.

Nikolla shprehu mirënjohjen për asistencën e menjëhershme zvicerane për për kalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe të pandemisë COVID-19.

“Bashkëpunimi shumë i mirë midis parlamenteve të dy vendeve mund të zgjerohet me shkëmbimin e vizitave midis komisioneve e parlamentarëve të dy vendeve. Gjithashtu, ne vlerësojmë mbështetjen e Zvicrës për fuqizimin dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare, rritjen e produktivitetit dhe efiçencës së veprimtarisë parlamentare, si edhe mbështetjen për qeverisjen vendore, edukimin qytetar dhe mbështetjen për reformat, në shërbim të qytetarëve. Ky bashkëpunim do të vazhdojë.”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV