Rama rregullon marrëdhëniet me Kurtin: Vëllanë nuk e zgjedh, të lidh gjaku e shkuara dhe e ardhmja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rama tha se me vëllanë të lidh gjaku, e shkuara dhe ardhmja, ndërsa të dy liderat shkëmbyen edhe një përqafim në përfundim të konferencës për shtyp. Rama tregoi edhe një ‘konflikt’ të vjetër me Kurtin, kur tha me batutë se nuk pretendon të jetë ‘vëllai i madh’ i Kurtit pasi ky i fundit nuk do të pranonte kurrë.

“Kur vëllai i vogël ka një hall, thotë që i madhi duhet ta mbështetës, po kur i thua më dëgjo dhe mua, nuk dëgjon. Unë nuk pretendoj të jem vëllai i madh këtu, aq më tepër vëllai i Albinit, i cili është më i ri, nuk do të pranonte ta quante veten vëllai im i vogël. Unë jam i bindur që ‘Ballkani i Hapur’ është i vetmi veprim strategjik që ne mos të ngecim në baltën e së shkuarës. “Ballkani i Hapur” është vetëm marrja në zotërim e Procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij. Duke mos pritur që axhendat të na i bëjnë të tjerët por duke çuar përpara drejtimin e këtyre nismave të nevojshme. Unë e kuptoj se Kosova e ka të nxehtë plagën, por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar, të mos humbasim kohë për paqen, për të ardhmen. Vëllain dhe fqinjin nuk i zgjedh, me vëllain të lidh gjaku, familja, e shkuara e ardhmja. Me fqinjin të lidh fakti që e ke aty, sido të jetë. Gjyshja ime thoshte nuk ka shtëpi të lumtur me fqinjë të pakënaqur. Përpjekja për ‘Ballkanin e Hapur’ nuk e tjetërson betejën diplomatike për njohjen e Kosovës”, tha Rama.

Të fundit

Liverpool mposht Atalantën por eliminohet nga Europa, Leverkusen mbetet e pathyeshme

Atalanta nxjerr jashtë Europës Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi nga “The Reds”, por kualifikohen në gjysmëfinale...

Roma triumfon sërish ndaj Milanit dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Europa League

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa eliminon Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas takimit në “San...

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem, ja çfarë u ndodh këtyre 5 shenjave të Zodiakut

Më 20 Prill, Dielli kalon në Dem dhe fillon zyrtarisht sezoni i shenjës së dytë të kalendarit astrologjik. Kjo ditë do të sjellë ndryshime...

Çfarë është “mashtrimi i së ardhmes? Flamuri i kuq në një raport në çift

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në...

“Ajo që po bën Meta nuk është sjellje politike”/ Çani reagon ashpër: Ish-presidentit …

Gazetari Arian Çani në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK. Ai theksoi se kjo...

Lajme të tjera

Web TV