Vrasja e efektivit në Lezhë, reagon ambasadorja Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po ushtronte kontroll për parcelat me kanabis në Lezhë.

Në një postim në “twitter”, teksa iu shpreh ngushëllime familjarëve të efektivit dhe kolegëve të tij, ambasadorja Kim thekson se autorët duhet të dalin para drejtësisë.

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policët dhe të tjerët në radhën e parë përballen me rrezikun në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin përpara drejtësisë”, shkruan ambasadorja Kim.

Të fundit

Vrasja e efektivit në Lezhë, reagon ambasadorja Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, reagon për vrasjen e efektivit të Krimeve të Rënda, Saimir Hoxha, teksa po...

Këngëtari R Kelly shpallet fajtor për trafikim të fëmijëve, grave dhe burrave

Këngëtari amerikan R Kelly është shpallur fajtor për abuzimin seksual të grave dhe fëmijëve gjatë dy dekadave. Njëmbëdhjetë akuzues, nëntë gra dhe dy burra, dëshmuan para gjykatës...

Aksident në aksin Fier-Libofshë, 4 të plagosur

Aksident automobilistik në aksin Fier Libofshë në vendin e njohur si Petovë. Mësohet se dy automjete, njëri prej të cilëve furgon, janë përplasur me...

Kush është Aldo Rama, autori i vrasjes së oficerit në Lezhë

21-vjeçari Aldo Rama është identifikuar si autor i vrasjes se nënkomisarit të Policisë Lezhë, Saimir Hoxha. Po kush është Aldo Rama? I riu, i cili po...

Policia pranë kapjes së autorit në Lezhë

Shërbimet policore gjatë krehjes së territorit në këto momente kanë konstatuar zonën e mbrojtur në Kune një person që lëviz me shpejtësi në thellësi...

Lajme të tjera

Web TV