Vrasja e efektivit në Lezhë/ Reagon Çuçi: Operacion të gjerë për kapjen e autorit

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë në Lezhë, nënkomisarit Saimir Hoxha. Çuçi shprehet i tronditur nga lajmi teksa thotë se nuk duhej që Policia të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë.

Ai thekson se Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit dhe se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”, deklaron ministri i Brendshëm.


Të fundit

Policia pranë kapjes së autorit në Lezhë

Shërbimet policore gjatë krehjes së territorit në këto momente kanë konstatuar zonën e mbrojtur në Kune një person që...

Shkatërrohet karteli i drogës në Ballkan, Europol arreston 61 persona

Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende evropiane kanë shkatërruar një kartel të drogës nga Ballkani dhe kanë përfunduar në pranga 61 persona....

Vrasja e efektivit në Lezhë/ Reagon Çuçi: Operacion të gjerë për kapjen e autorit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë në Lezhë, nënkomisarit Saimir Hoxha. Çuçi shprehet i tronditur nga lajmi...

Nisi mësimi/ Nxënësit dhe studentët sigurojnë shëndetin! SIGAL UNIQA, zgjedhje e parë

Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme iu rikthehen procesit mësimor pas rreth 3 muajsh pushimi dhe pas një viti shkollor të kryer kryesisht...

Kauza e deputetes: Më shumë të drejta për nënat e reja

Gjesti simbolik i deputetes laburiste në parlament me djalin e porsalindur, me kauzën për mbrojtje dhe të drejta për nënat e reja Deputetja Laburiste Stella...

Lajme të tjera

Web TV