Vrasja e efektivit të policisë/ Autori tentoi vetëvrasjen, 21-vjeçari Aldi Rama në gjendje kritike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka vrarë veten autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, 21-vjeçari Aldi Rama.

I riu i ka dhënë fund jetës, teksa e gjithë Policia, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Lezhën për kapjen e tij, ndërsa në zonë ka edhe helikopter e autoblinda.

Mësohet se është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri dhe pas verifikimeve në terren, policia ka konfirmuar se autori është vrarë.

Është konfirmuar kjo nga ana e policisë, e cila ndodhet në terren me kontrolle nga ajri dhe toka. Operacioni, që zgjati disa orë, është finalizuar pak minuta më parë, ku autori duke parë gjithë policinë përreth, i ka dhënë fund jetës, në pamundësi për t’u arratisur.

Në vendngjarje ka qenë edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili është larguar vetëm pak minuta më parë, pasi ka konfirmuar autorin e vrarë.

Të fundit

Analiza: Ja si mund të ndihmojë Shqipëria Ukrainën në përballimin e sulmeve ruse

Në muajin shkurt presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi Ballkanit Perëndimor të prodhojnë bashkërisht armatime. A mund të ndihmojë...

Një në tre gjermanë i pakënaqur me ndryshimin e orës

Në Gjermani vetëm një e treta e qytetarëve besojnë se kalimi në orën verore ka një ndikim negativ në shëndetin e tyre, sipas një...

Kur do të zhvillohet/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Përplasjet në sallë erdhën pasi...

Sondazhi: 80% e të pyeturve mendojnë se java e punës me katër ditë përmirëson balancën

Një javë me vetëm katër ditë pune mund të sjellë një balancë më të mirë mes punës dhe jetës personale. Një sondazh i zhvilluar nga...

Rekord/ Biden mblodhi rreth 25 milionë dollarë në fushatën e tij në Nju Jork

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e tij presidenciale në Nju Jork së bashku me ish-presidentët demokratë Barack...

Lajme të tjera

Web TV