Ajo ishte “Miss Suedia” në vitin 1950. Por 10 vite më pas do të cilësohej si një “perëndeshë seksi” për performancën në filmin e vitit 1960 të Federico Fellinit. Çasti kur ajo përshkon shatërvanin Trevi të Romës me një fustan pa rrip konsiderohet si një nga skenat më ikonike të kinemasë….
…Kerstin Anita Marianne Ekberg u lind në Malmoe, Suedi, në 29 shtator 1931. Ishte një aktore suedeze e natyralizuar si italiane. Pasi fitoi titullin Miss Suedia në moshën 20 vjeç, ajo udhëtoi për në Amerikë ku mori pjesë në konkursin Miss Universe.
Në kinema ajo u bë e njohur për rolin e saj në filmin “La Dolce Vita”, realizuar nëvitin 1960 nga Federico Fellini. Ekberg shfaqet legjendare në skenën ku hyn në shatërvanin e Trevit me aktorin Marcello Mastroianni. Pamja e ujit që përkëdhelte trupin e saj të pamundur ishte tronditëse për audiencën në vitet 1950. Vatikani e dënoi atë, por aktorja e famshme me gjuhë të mprehtë nuk u pendua. “Unë jam shumë krenare për gjinjtë e mi, siç duhet të jetë çdo grua,” – u shpreh ajo.
Karriera
Në Via Veneto në fund të viteve ‘50, Ekberg kishte zbarkuar tashmë, në saje të bashkëprodhimeve mes Cinecittà-së dhe Amerikës, në sheshin e xhirimit të Guido Brignone-s (‘Nel segno di Romà) – ‘Në emër të Romës’ dhe sidomos te mbreti Vidor. Çifti Ponti – De Laurentis kishte ngritur kantierin me studion “Paramount” në prodhimin madhor të vitit ’56, të frymëzuar nga “Lufta dhe Paqja”, një vepër epike nga Tolstoi, ku bjondja suedeze dukej e përkryer në rolin e së pabesës Helena Kuragin. Suksesi i filmit ishte një nxitje edhe më e madhe, duke i sjellë edhe Globin e Artë aktores.
Shpërthimi i gjinjve të saj, flokët e lagur nga uji i Fontanës Trevi, si dhe veshja e mbrëmjes, me shall të bardhë, lanë mbresa në mbarë botën, aq sa Fellini e përsëriti partneritetin e tij me të tek “Tundimin e Dr. Antonio-s” në ‘Boccaccio ’70’ realizuar në vitin 1962 dhe e shndërron Ekberg-un në një aktore ikonë.
Jeta intime
E robëruar nga naiviteti i saj, jo gjithmonë e prirë drejt punëve të suksesshme, aktorja kthehet në Hollywood në vitin ’63, e thirrur sërish nga Dean Martin, i cili i propozon rol në ‘Katër të Teksasit “. Atje u takua me Frank Sinatra-n, i cili, pavarësisht fshehtësisë, kishte pranuar se kishte pasur një marrëdhënie me të. Të tjera, pak a shumë reale u përkasin lidhjeve me Dino Risi-n dhe Gaianno Agnellin. Ajo më e famshmja e më e përfolura, ishte sigurisht me Tyron Power, pavarësisht se ylli ishte i martuar tashmë me Linda Evangelista-n. Ndërkaq, Ekberg, pas martesës së saj në një moshë të re me aktorin britanik Anthony Leiter, lidhet për më shumë se një dekadë me amerikanin Rick Van Nutter, më i njohur për rolin e agjentit të fshehtë Leiter Felix në 007. E pakënaqur me rolet që Amerika i ofron, kthehet në Itali, në Genzano, dhe shfaqet në prodhime të shumta italiane dhe evropiane.
Mediatizimi
Ekberg ishte vazhdimisht në titujt kryesorë për romancat e saj me burrat më të pushtetshëm të Hollivudit, dhe të dashurit e saj ku thuhej se përfshiheshin Errol Flynn, Yul Brynner dhe Frank Sinatra. Por ajo gjithashtu zuri vend në faqet e para kur, në vitin 1960 ndezi fotografin Felice Quinto. Quinto ishte me një grup gazetarësh që e ndoqën atë nga një klub nate në vilën e saj në Romë. Gjatë përleshjeve, ajo u fotografua me gjurin në ijë të një burri.
Matresat dhe divorcet
Në moshën 24 -vjeçare, Ekberg u martua me aktorin britanik Anthony Steel në Firence, Itali.
Çifti u divorcua në vitin 1959. Katër vjet më vonë, Ekberg u martua me Rik Van Nutter, i cili luajti agjentin e CIA -s Felix Leiter në filmin Bond Thunderball. Ky bashkim gjithashtu përfundoi në divorc në 1975.
Largimi nga ekrani
Por popullariteti i aktores nuk ishte i qëndrueshëm. Nga fundi i viteve 1970, Ekberg praktikisht ishte zhdukur nga ekrani, duke bërë vetëm paraqitje të rralla në filmat evropianë të harrueshëm, megjithëse ajo u shfaq si vetja në librin e kujtimeve kinematografike të Fellini -t në vitin 1987, Intervista.
Epilogu
Ekberg vdiq në Romë të dielën në mëngjes, konfirmoi avokati i saj. Anita Ekberg u largua më 11 janar 2015 në moshën 83-vjeçare.
Kishte qenë në spital që nga Krishtlindja pas një sërë sëmundjesh. Aktorja ishte në një karrige me rrota për disa vjet pasi u rrëzua nga një prej kafshëve të saj shtëpiake Great Danes, duke thyer një ijë.
Në një intervistë të mëparshme, Ekberg kishte thënë se nuk kishte frikë nga vdekja. “Unë nuk e di nëse ekziston parajsa apo ferri”, tha ajo për “Aftonbladet” të Suedisë, “por jam e sigurt se ferri është më i zymtë”.
Përgatiti për botim: L.Veizi