Eurozona/ A rrezikohet nga stanjacioni sipas shembullit të Japonisë të viteve 1990?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 Duket se jemi përballë një ekonomie dhe vendim-marrje  të vendeve të eurozonës që të krijon përshtypjen se po ndjek politikat e gabuara të aplikuara në Japoni në fillim të viteve 1990.

Daniel Lacalle

Banka Qëndrore Europiane (BQE) ka njoftuar për fillimin e një reduktimi progresiv të programit të saj të riblerjes së aksioneve dhe titujve financiarë duke filluar nga data muaji shtator 2021.

Ky veprim të bën të mendosh se bëhet fjalë për materializimin e një ideje të arsyeshme të kushtëzuar në një farë mënyre nga tendenca e rritjes së inflacionit në eurozonë, i cili tashmë ka arritur nivelin e tij më të lartë në dhjetë vitet e fundit, si dhe nga shenjat inkurajuese të rrimëkëmbjes së qëndrueshme të ekonomisë europiane.

Megjithatë, në këtë mes egziston një problem i madh. Politika e Bankës Qëndrore Europiane, në fakt, nuk është një reduktim progresiv, por thjesht një axhustim i ofertës neto të obligacioneve më delikate të emetuesve sovranë. Në fakt, bazuar në kohën dhe rritmin e njoftuar nga Banka Qëndrore Europiane, BQE do të vazhdojë të blejë 100% të gjithë emetimeve neto të emetuesve sovranë.

Mungesë kërkese për borxhin sovran

Strategjia e shpallur nga Banka Qëndrore Europiane ka mjaft pikëpyetje e mund të shkaktojë shumë probleme.

Së pari, BQE e pranon indirekt se nuk ka një kërkesë reale në tregjet sekondare për për borxhin sovran të vendeve të eurozonës në kuadër të interesave aktuale të tij.

Duhet të dyfishohen dhe trefishohen rendimentet aktuale në mënyrë që investitorët potencialë të pranojnë të blejnë një sasi të konsiderueshme obligacionesh të zonës euro, nëse BQE nuk i blen ato. Kjo të con drejt një fllucke financiare të dëmshme.

Së dyti, Banka Qëndrore Europiane e pranon se politika e saj monetare është transformuar nga një instrument për për të ndihmuar aplikimin e reformave strukturore në një instrument që i shmang ato.

Edhe me një rritje të ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sic e parashikon BQE, pak qeveri të eurozonës do të jenë të gatshme të reduktojnë shpenzimet dhe frenojnë në mënyrë domethënëse deficitet buxhetore.

Parashikimet e BQE tregojnë se mbas një deficiti masiv të vitit 2020, shpenzimet publike në zonën euro do të rriten përsëri në masën 3.4% në vitin 2021, për të filluar një tendencë ulje modeste prej 1.2% në vitin 2022.

Kjo do të thotë që shpenzimet publike në eurozonë do të konsolidojnë rritjen e efekteve të pandemisë së covid-19, pa krijuar mundësi që situata buxhetore e shumicës së vendeve anëtare të saj të përmirësohet realisht. Në fakt, vende si Spanja dhe Italia e kanë rritur ndjeshëm deficitin strukturor të tyre.

Së treti, përqindjet negative të normave të interesit dhe injektimet masive të likuiditeteve në treg, të kombinuara me shpenzime publike të larta, nuk prodhuan asnjë efekt multiplikator real në eurozonë. Duhet gjithashtu të nënvizojmë faktin se ekonomitë kryesore të eurozonës ishin tashmë në stanjaion në tremujorin e katërt të vitit 2019, pra përpara pandemisë dhe efekteve të pritshme të planeve të mëdha mbështetëse si plani Junker që mundi të mobilizojë disa qindra miliard euro investime.

Lexo edhe :  Inteligjenca Artificiale dhe Inovacioni i Korporatës: Mësime nga Transformimi Dixhital

Së katërti, sfidë tjetër për BQE është njohja prej saj e kurthit të vetë politikës saj monetare, të cilën ajo nuk mund ta ndalojë apo normalizojë sepse qeveritë dhe tregjet do të përballeshin me vështirësi të mëdha, aq më tepër që BQE nuk mund të mbajë rritmin aktual sepse inflacioni po shton gjithnjë e më shumë presionin ndaj rritjes ekonomike.

Kufizimet strukturore ndaj rritjes ekonomike

Sfida e fundit për zonën euro dhe për vetë Bankën Qëndrore Europiane është mundësia që ato të vazhdojnë të venë në zbatim politika që injorojnë demografinë dhe kufizimet strukturore që rëndojnë mbi rritjen ekonomike.

Eurozona ka një popullsi në plakje dhe politikat monetare e fiskale duket sikur po injorojnë faktet dhe provat e evolucionit dhe zhvillimeve në sjelljet konsumatore kur qytetarët arrijnë një moshë të caktuar apo dalin në pension.

Nëse i shtojmë zhvillimeve demografike një sistem tatimor që dëmton gjithnjë e më shumë klasat e mesme, bizneset dhe investimet, ne e gjejmë veten përballë një ekonomie që duket se ndjek të gjitha politikat e këqija të zbatuara nga Japonia në fillim të viteve 1990.

Ashtu si Japonia, eurozona mbështetet tërësisht në shpenzimet publike, zinxhirët stimulues të drejtuar nga politikat dhe monetarizimin masiv të borxhit. Megjithatë, eurozonës i mungon fuqia punëtore e disiplinuar e Japonisë dhe nivelet e larta të kursimeve të korporatave dhe familjeve që e mbajnë vendin në stanjacion për dekada të tëra.

Vende si Italia, Spanja, Portugalia ose Greqia nuk mund t’i mbijetojnë stanjacionit për shkak të niveleve të larta të papunësisë dhe strukturës së biznesit të vogël. Prandaj, BQE duket se injoron rreziqet e përjetësimit të stimujve të çoroditur për të fryrë shpenzimet publike dhe borxhin.

Të gjitha mesazhet në lidhje me reformat strukturore dhe nismat reale të rritjes janë zhdukur në favor të paketave të drejtpërdrejta stimuluese që nuk i mbajnë kurrë premtimet e tyre.

Detyra jonë si ekonomistë është të paralajmërojmë kundër skenarit më të mundshëm të një rrimëkëmbjeje të dobët, produktiviteti të ulët dhe borxhi të lartë me të cilin përballet zona e euros.

Multiplikatorët fiskalë kanë qenë negativë për një kohë të gjatë për ne, që të injorojmë efektin negativ të grumbullimit të shpenzimeve të larta publike dhe gërryerjen e konkurrencës me të cilën përballet ekonomia.

 

Të fundit

Rritja e Euros si “flakë kashte”, pse ndodhi luhatja e monedhës europiane?

Rritja e kursit të këmbimit Euro-Lek që ndodhi ditën e mërkurë është shfryrë plotësisht dhe kursi është rikthyer përsëri...

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e bën për popullin, për vendin,...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Lajme të tjera

Web TV