I biri vrau policin, Babai: Aldi ka vuajtur shumë, ka qenë i pangrënë dhe i paveshur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aldi Rama, i cili vrau efektivin e policisë Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës. Pasi vrau policin, 21-vjeçari u arratis duke iu fshehur forcave të shumta të policisë.

Ai në fund qëlloi veten dhe u transportua në Tiranë me plagë të mëdha në kokë dhe i intubuar. Por ditën e sotme erdhi lajmi se edhe ai kishte ndërruar jetë.

Babai i të ndjerit, Rufan Rama, ishte sot në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi për jetën e vështirë të djalit të tij. Zoti Rama tha se kishte dy vite që nuk fliste rregullisht me të birin dhe se donte që ta merrte tek ai në Greqi.

Në vitin 2016 e kisha këtu në Greqi dhe punonte. U lidh me një vajzë dhe më pas iku në Shqipëri. E dashura përdorte lëndë narkotike dhe kur Aldi e mori vesh e la. I tha edhe mamasë së vajzës. Nuk po gënjej, jam tepër i saktë. Më pas ajo i bëri denoncim se e ka dhunuar. Kur Aldi u fut në burg kishte një të dashur tjetër. Ajo e ka pyetur atë vajzën se pse e denoncova dhe ka thënë se e ka bërë për hakmarrje”, rrëfen babai i 21-vjeçarit, i cili ka qenë në burg disa herë.

Më pas Rufani shtoi se nëse djali i tij do të merrej me lëndë narkotike, do kishin shtëpi, do të ishin të pasur.

“Unë jam ndarë me bashkëshorten time dhe u dënova me burg. Ato vite Aldi ka vuajtur shumë psikologjikisht, ka qenë i pangrënë dhe i paveshur. Është rritur duke ngrënë nëpër shokë, duke i gatuar gjyshja 90 vjeçe. Mamaja e Aldit është interesuar shumë herë për të, por edhe ajo e papunë dhe nuk e ndihmonte dot ekonomikisht”, tha zoti Rama.

Lexo edhe :  Disa mënyra se si të lehtësosh sikletin e alergjive në pranverë

I pyetur sërish në lidhje me akuzat për përdhunim që ish-e dashura e Aldit ka bërë për të, Rufani tha: “Avokati i Aldit ka folur me të dashurën e tij, e cila ka komunikuar me vajzën që e ka denoncuar. Ajo i ka thënë se donte të hakmerrej”.

“Djali im tani ka bërë një krim të madh dhe shkon në tokë sot. Mos të shtojmë më gjëra koti. Ishte një fëmijë pa prindër, nuk ishte grup terrorist . Vajza ma shkatërroi Aldin, nuk qëndroi në Greqi për të. Në Shqipëri nuk punonte, se nuk kishte ku të gjente. Pasi doli nga burgu e lanë më kusht që të mos dilte jashtë. Meqenëse paska qenë i rrezikshëm Aldi si e la shteti të lirë, pse nuk u interesua ku do të rrinte. Më ka thënë plaku që marrin pension të vogël, Aldi po vuan për bukë. I kam çuar500 euro, pa letra nuk vija në Shqipëri. Do doja të bëja shumë për të, por nuk kam pasur mundësi”, vijoi Rufani.

Ai shtoi se me shumë mundësi vjen nesër nga Greqia, për të qenë i pranishëm në varrimin e të birit.

Të fundit

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

“Eglën e njoh shumë mirë…”/Hygerta Sako zbulon detaje për banoren jashtë shtëpisë së BBV

ot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë gazetarja Hygerta Sako, për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për...

Aktiviteti elektoral i presidentit Biden me ish-presidentët Obama e Clinton,shënon rekord

Shuma e dhurimeve është një demonstrim i mbështetjes së demokratëve për presidentin Biden në një periudhë kur anketimet vazhdojnë të tregojnë nivele të ulëta...

Ngacmimet nga interneti/ Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është qyteti i dytë pas Tiranës që ka raportimet më...

Lajme të tjera

Web TV