Korçë/ Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, 5 persona të arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Korçës ka vendosur në pranga 5 persona të cilët po transportonin emigrantë të paligjshëm në kufi në këmbim të një pagese.

Mësohet se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Muharrem Gonxhi, Sadete Çela, Xhoni Rustemi, Eduart Lala dhe Ermira Gozhdari duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Qarku Korçë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. G., 40 vjeç, S. Ç., 28 vjeçe, banues në Tiranë dhe Xh. R., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.

Shërbimet e Policisë, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin M. G., duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në të cilin ishte pasagjere 28-vjeçarja, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se i implikuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi Xh. R.

Lexo edhe :  Ngjarja në Mat/ Autori i dyshuar, dëshmitar okular në atentatin ndaj Azem Hajdarit

Gjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç dhe shtetases E. G., 30 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët janë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues 30-vjeçarin, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Vlorë/ Zjarr në Shashicë, flakët shumë pranë rrugës së Bypassit

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë zonën e Shashicës në Vlorë, shumë pranë rrugës së re të...

Muri i ndërtesës që po shembte e zë poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari në Dimal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Dimal, ku një 51-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga muri i një ndërtese që...

Çfarë është Hawala? Si funksionon sistemi informal i transferimit të parave

Hawala është një metodë informale e transferimit të parave. Ky sistem konsiderohet si një “transferim parash pa lëvizje parash” dhe në thelb funksionon mbi...

Connie Francis ishte një yll pionier i pop-it, e ndjekur nga tragjedi

Connie Francis, ylli i pastër i pop-it të viteve 1950 dhe 1960, i njohur për këngët Pretty Little Baby dhe Who’s Sorry Now? –...

Mbi 17 mijë vizita në qendrat shëndetësore verore, 27% e pacientëve kanë qenë të huaj

Që nga data 1 qershor  36 qendrat shëndetësore verore në të gjithë vendin që operojnë 24 orë në 7 ditët e javës kanë  trajtuar...

Lajme të tjera

Web TV