Kurti “i plas bombën” Ursulës: Serbia donacione nga ju, militarizim nga Rusia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u kursye të fliste hapur në konferencën për shtyp me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen kur erdhi fjala për situatën në veri të Kosovës.

Pozicioni i Serbisë që kërkon afrimin me BE-në, pa lëshuar sakaq aleancat me Rusinë e Kinën, të cilat përkundrazi po i forcon, u theksua hapur nga shefi i ekzekutivit kosovar.

“Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinjë ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një marrëveshje të vjetër. Fatkeqësisht, Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca dhe mjete luftarake siç janë tanket dhe avionët ushtarakë të Rusisë”, tha Kurti.

“Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë ku Serbia merr donacione nga BE-ja, madje edhe pa zbatuar vlera që do ta nxisnin të demokratizohej e jo të militarizohet nga Rusia e Kina”, shtoi ai. Kryeministri kosovar deklaroi po ashtu se në Zubin Potok janë pasojë e deklarata luftënxitëse të Vuçiç dhe se erdhën pikërisht pas demonstrimeve luftarake në kufi me Kosovën.

Të fundit

Psikologjia e ngjyrave, ja si ndikon roza në trurin tonë sipas ekspertëve

Psikologjia e ngjyrave sugjeron që ngjyrat e ndryshme mund të kenë ndikim në humorin, ndjenjat dhe madje edhe sjelljet...

Irgen Çela flet për të atin: Luftonte me jetën dhe vdekjen

Irgen Çela, në spektaklin "DWTS", tregoi një pjesë të parrëfyer të jetës së tij. Ai foli për aksidentin e prindërve dhe sfidat e luftërat...

Gaza bën bilancin: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve...

Përplasen dy trena në Itali, të paktën 17 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në linjën Bologna-Rimini, në zonën Faenza (Ravena) të Italisë. Sipas mediave italiane deri më tani...

Muzeu i Luvrit rrit çmimin e biletave të hyrjes

Muzeu i Luvrit ka njoftuar se do të rrisë çmimet e biletave, gjashtë muaj para Olimpiadës, kur Parisi do të presë edhe më shumë...

Lajme të tjera

Web TV