Programet Master në funksion të kërkesave të tregut të punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prof. Asoc.Dr. Orkida ILollari

Kualifikimi arsimor është kthyer në një domosdoshmëri në ditët e sotme dhe ritmet e zhvillimit po e bëjnë atë gjithnjë e më jetik. Kjo edhe si pasojë se ekonomitë po përjetojnë ndryshime edhe nga zhvillimet teknologjike të diktuara nga pandemia Covid-19.
Adam Smith, një nga mendjet më brilante të shkencave ekonomike, e ngre çështjen e edukimit të arsimit të lartë, mbi vlerën e pasurive natyrore të një vendi, duke thënë se: “Zhvillimi i një vendi është vepër e njohurive shkencore shumë më tepër sesa e bollëkut të burimeve natyrore”.
E thënë një shekull më parë, kjo sentencë tingëllon si profeci. Vërtet, sot në kohën tonë, vendet më të zhvilluara dhe më të fuqishme janë ato që kanë edhe universitetet më cilësore, pra niveli i zhvillimit të një kombi nuk përcaktohet më nga sasia e burimeve natyrore, por nga cilësia arsimit të shoqërisë.

Sot, universitetet kanë rolin kryesor në formimin profesional dhe shkencor të kapitalit njerëzor, i cili do jetë aktori kryesor i zhvillimit të atij vendi. Thënë ndryshe, një diplomë bachelor i jep formimin e përgjithshëm studentit, ndërsa pajisja me një diplome master përfiton titullin “mjeshtër” në bazë të profilizimit të programit të ndjekur, si dhe punësimit në sektorë të rëndësishëm të institucioneve, korporatave, etj.
Një diplomë master përmirëson jo vetëm individin në të gjitha aspektet e përmendura, por është edhe jetike në përparimin e shoqërisë, ku secili prej nesh jeton.

Por nuk mjafton vetëm kaq!
Nëse para disa dekadave të pasurit e një diplome, apo përfundimi i shkollës universitare iu jepte njerëzve mundësinë për t’u punësuar apo për të ushtruar profesionin e tyre, sot thellimi i njohurive dhe kualifikimi arsimor nuk ndalet deri këtu dhe nuk duhet të ndalet!
Tregu në ditët e sotme kërkon kapitalin njerëzor dhe cilësia e tij më shumë se gjithçka, e merr vlerën si kapital nëse ka edukimin akademik në programet master.
Përtej zhvillimeve gjeostrategjike, zhvillimi vjen nga cilësia e kapitalit njerëzor, nga cilësia e këtij kapitali që përgatitet në universitete dhe më shumë se gjithçka, të atij kapitali që përgatitet në sistemin Master. Ndjekja e studimeve master është shndërruar në një detyrim, i cili sigurisht do të jetë jetëgjatë në sistemet arsimore, duke u sofistikuar me ritëm.
Nëse do t’i drejtohesh tregut të punës pa komplekse është një domosdoshmëri të kalosh nëpërmjet programeve Master, pasi Programi Master përfundon me një titull profesioni.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë po i kushton një vëmendje të veçantë këtij shkollimi, pra studimeve master!
Sfida e universiteteve sot, është që të ofrojnë programe master të cilat i përgjigjen tendencave dhe kërkesave të tregut të punës. Çdo universitet ose trupa akademike duhet të ketë një partneritet ose një bashkëveprim shumë të fortë me tregun e punës kryesisht me aktorët kryesorë. Duke patur bashkëpunim dhe partneritet arrihet krijimi i profileve të programeve sipas tendencave dhe tregut të punës.
UMSH po hyn në një dinamikë të re të kthimit në një universitet në përgjigje të zhvillimit të shoqërisë, ekonomisë, korporatave, biznesit, financave dhe zhvillimit të Shqipërisë. Çelësi për të ecur në këtë sistem është se çfarë kërkon tregu nga programet master, që të përgatiten ata ekspertë që reflektojnë kërkesat dhe tendencat më moderne.

Presioni i Tregut të Punës ndaj Universiteteve
Të gjithë ata që do të përbëjnë ekonominë e së nesërmes janë sot në shkollë, se çfarë arsimimi do t’u jepet atyre, kjo do të pasqyrohet në ekonominë tonë. Për një aftësim të duhur dhe me kompetencë, është i nevojshëm angazhimi i mësimdhënësve dhe pjesëtarëve tjerë të arsimit për kontributin e tyre të vlefshëm.
Të gjithë ata që do të jenë të punësuar nesër, kanë nevojë për një bazë të qëndrueshme edukimi, në mënyrë që ata të jenë vetë ndryshimi, të cilin jemi të interesuar ta shohim.
Pra roli sot i universiteteve si publike ashtu edhe private është:
1. Prodhimi i “dijeve të tregtueshme”, të shitshme në funksion të shoqërisë, ekonomisë, financave e zhvillimit dhe jo thjesht “dijeve teorike”.
2. Zotërimi i një diplome prestigjoze përbën ofrimin e një shërbimi cilësor afatgjatë e të qëndrueshem për zotëruesin e saj.
Inteligjenca artificiale, automatizimi dhe robotika, inovacionet dhe start up-et, të përfshira tashmë në nocionin e “revolucionit 4.0”, si “çfarë po na dikton pandemia”, po krijojnë kompetenca dhe profesione të reja të cilat po zhvillohen me shpejtësi, duke qenë njëkohësisht dhe më të kërkuarat në treg si:

Lexo edhe :  Ja pse Shqipëria po ndryshon skemën e pensioneve pas 10 vitesh, zbardhen detajet

• Specialist në sigurinë kibernetike;
• Ekspert në mbrojtjen e të dhënave;
• Inxhinier në inteligjencën artificiale;
• Zhvillues të dhënash dhe ekspert në big data;
• Këshilltar dhe analist inovacioni;
• Menaxher rendimenti apo optimizues aktiviteti ;
• Inxhinier i autonomisë financiare;
• Ekspert tregjesh dhe monedhash virtual, etj.

Po ku synon Universitetit Mesdhetar i Shqipërisë ?
UMSH synon në formim sa më të plotë cilësor e profesional të studentëve në mënyrë që specialistët ose ekspertët e rinj të integrohen sa më shpejt dhe në përputhje me drejtimin e studimeve të tyre, në tregun e punës.

A janë gati dhe si mund të përshtaten universitetet shqiptare në kushtet e reja të tregut të punës, të diktuar nga COVID-19?
Pandemia e COVID-19 po ndryshon tregun e punës në të gjithë botën duke shfaqur profesione të reja, kryesisht të lidhura me teknologjinë e informacionit. Përvec rishikimit dhe adaptimit të kurrikulave në të gjitha Programet Master në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë në përgjigje të asaj që edhe tregu kërkon, ka krijuar edhe një profil i ri të masterit shkencor në financë banke i cili është Fintech.

Çfarë është një Master në Fintech?

Kjo diplomë zakonisht përgatit studentët për të punuar në industrinë e shërbimeve financiare, duke ofruar produkte dhe shërbime përmes internetit ose duke përdorur teknologji për të përtërirë produktet financiare dhe kanalet e tyre të ofrimit.
Studentët mund të përqëndrohen në bankat dhe financat dixhitale, pagesat elektronike, huadhënien në internet, financimin e grupeve, investimet dhe tregtimin e letrave me vlerë, plus lloje të tjera të menaxhimit financiar që mund të dorëzohen përmes kompjuterit ose aplikacionit në celularë smartphon.
Studentët mund të mësojnë aftësi të përparuara programimi që mund të jenë të zbatueshme në shumë pozicione inxhinierike dhe teknike. Ata gjithashtu mund të mësojnë teknika bashkëpunimi dhe aftësi komplekse të zgjidhjes së problemeve që mund t’u shërbejnë atyre mirë në mjedise strategjike këshillimi.
Diplomimi me një diplomë master në Fintech mund të çojë në shumë mundësi punësimi dhe karriere në zhvillimin e sistemit bankar, zhvillimit brenda bankave qendrore ose institucioneve financiare.
Kompanitë e shërbimeve financiare online mund të punësojnë të diplomuarit si menaxherë kërkimi ose drejtorë zhvillimi, ndërsa firmat me volum të madh të dhënash, mund të punësojnë studentë si analistë strategjikë ose drejtorë konsulentë për të bashkëpunuar me kompanitë financiare ndërsa lancojnë ose riformulojnë produktet e tyre.
Të diplomuarit mund të jenë në poste drejtuesish edhe në firmat e tyre fintech, për të ofruar produkte financiare inovative për konsumatorët ose bizneset.
Pra, çka shpjeguar me sipër ky master eshte një ndër risitë që UMSH sjell këtë vit të ri akademik. Pra përveç adaptimit të të gjitha silabuseve për çdo program masteri në UMSH sipas risive, specifikave të çdo lloj profili, Master në Fintech është edhe nga më të rinjtë në vendin tonë dhe që tregu është i etur për këtë lloj profesioni.
Ky master i ri vlen jo vetëm për të gjithë ata studentë të cilët kanë mbaruar ciklin bachelor, por edhe për ata të cilët janë të punësuar në institucionet financiare/bankare ose bankë qendrore, të cilët duan të investojnë në zhvillimin e karrieres së tyre.
Në përfundim mund të themi me bindje, se një diplomë Master na shndërron në ekspertë të vërtetë të profesionit tonë, ndërsa na rrit mundësinë për t’u punësuar, si dhe për tu rritur në karrierë.
Vendet e punës dhe sidomos vendet më të mira të punës, i fitojnë ata që janë më të kualifikuar. Statistikat botërore tregojnë se çdo ditë e më shumë kompanitë po kërkojnë njerëz sa më të kualifikuar, specifikisht për një vend të caktuar pune. Ndaj studimet master, profesional apo shkencor, tashmë sjellin një ndërlidhje praktike mes akademisë dhe tregut të punës.
Duhet kujtuar çdo herë që demokracia dhe ekonomia nuk trashëgohen, por ato mësohen dhe adaptohen nga gjenerata në gjeneratë.
Çdo herë, secila gjeneratë është në sfidë të zhvillimit të ideve, kompetencave dhe vlerave, që janë me rëndësi për ato në radhë të parë, por edhe për shoqërinë në përgjithësi, në përmirësimin e standardit të jetesës.

Të fundit

VIDEO/ Mbetet e hapur gara për vendin e katërt, Atalanta bën “vetëvrasje” ndaj Veronës

Atalanta lë të tjera pikë të rëndësishme që e vështirësojnë arritjen e objektivit final në Serinë A, që është...

Chelsea shkatërron Evertonin në “Stamford Bridge”, Palmer realizon “Poker-in” e parë

Pas barazimit ndaj Sheffield United, Chelsea është rikthyer te fitorja. Blutë e Londrës triumfuan pastër 6-0 në shtëpi, ndaj Everton. Natyrisht, një nga më...

Nëse doni të jetoni gjatë, krijoni këtë zakon të ri

Kur bëhet fjalë për shëndetin, zemra dhe truri janë organet e para që na vijnë mendje, sidomos me kalimin e viteve ku faktori moshë...

Çfarë po ndodh me tregjet e naftës pas sulmit të Iranit?

Shumë investitorë po mbajnë frymën e tyre pas sulmit të paprecedentë të Iranit me dron dhe raketë ndaj Izraelit që filloi më 13 prill....

Jetmiri paralajmëron ‘tërmet’: Nesër marr valixhen dhe do iki. Do jap një pau, pau, pau…!

Jetmiri ka paralajmëruar sot se gjatë spektaklit të së martës do të sqarojë çdo gjë. Gjatë bisedës me Roza Latin, shumë i irrituar, Jetmiri...

Lajme të tjera

Web TV