Ulsi Manja takon ambasadoren Yuri Kim: Asgjë s’na ndal në luftën kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është takuar me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në fokus të këtij takimi ishte reforma në drejtësi për të cilën thotë se mori mbështetjen e plotë të diplomates amerikane.

Ndër të tjera Manja shkruan se me Yuri Kim ndanë së bashku idetë dhe objektivat për të vijuar më tej punën pa kthim, për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në të gjithë përbërësit e saj.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e paçmueshme për Shqipërinë. Me Ambasadoren Kim biseduam dhe ndamë së bashku idetë dhe objektivat për të vijuar më tej punën pa kthim, për zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi në të gjithë përbërësit saj.

Pengesat e vogla nga çdo anë të vijnë, as nuk do të pengojnë e as nuk do të ndalojnë bashkëpunimin tonë maksimal në luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri!”, shkruan Ulsi Manja në Facebook.

Të fundit

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e...

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit nga SPAK në Bashkinë e Tiranës

Emrat e dejtorëve të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës të arrestuar ditën e sotme nga SPAK janë bërë publike. Mësohet se në pranga kanë...

Rryma e oqeanit përshpejtohet me nxehtësinë. Problem për akullin e Antarktidës

Shkenca Rryma Rrethore e Antarktikut intensifikohet me rritjen e temperaturave: është e destinuar të rritet në shpejtësi dhe të hajë akullin.   Elisabetta Intini   Çfarë mbart më...

I lumtur deri në… budallallëk

Nga Leonard Veizi Të lumtur në jetë të jetëve... Epo kjo është sentencë krejt folklorike. Sepse realiteti nuk do shumë mund për t’u kuptuar se është...

Investimet e huaja/ Rama projekton rritje me 4 miliardë dollarë

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, e sheh dialogun mes qeverisë dhe sipërmarrjes, si një nga rrugët...

Lajme të tjera

Web TV