“E ardhmja e ekonomisë”/ Ja pse protestojnë qytetarët e El Salvadorit pas legjitimit të Bitcoin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Doni të kuptoni arsyen pse qytetarët në El Salvador dolën të protestojnë në rrugë për miratimin e Bitcoin si një monedhë e ligjshme? Atëherë lexoni librin e ri të ekonomistit Eswar Prasad “The Future of Money”(E ardhmja e parasë).

Në të ai shpjegon se inovacionet në sistemet e pagesave dhe monedhat, pasqyrojnë si ndryshimet e rëndësishme në ekonominë botërore, pasi i integrojnë vendet e mëdha në zhvillim, si Kina, ashtu edhe transformimin gjithëpërfshirës dixhital.

Ndërsa zhvendosja e parave nëpër botë është bërë më pak e kushtueshme, Prasad analizon sesi inovacioni dixhital po e ndryshon atë si një mjet dhe një koncept. Këtë transformim e mishërojnë 2 gjëra. E para ka të bëjë me paratë si një entitet fizik. Dixhitalizimi i pagesave e sfidon idenë e parave të gatshme si forma më përfundimtare e parasë. Megjithatë transaksionet pa para ta gatshme, sjellin një humbje të privatësisë pasi ato lënë gjurmë elektronike. Por kjo gjë nuk duket të jetë një problem për shumicën e njerëzve dhe bizneseve që i kryejnë ligjërisht transaksione të tilla.

Dhe kërkimi i pagesave dixhitale për transaksionet mbi një shumë të caktuar, do të ndihmonte në tkurrjen e ekonomisë informale. Për shembull, në Itali ku kjo lloj ekonomie arrin në rreth 15 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, pagesat prej 2.000 eurosh apo më shumë nuk mund të shlyhen më në para të gatshme.

Qeverisja e të dhënave të mbledhura përmes transaksioneve dixhitale, mbetet një pyetje e hapur, e cila nuk mund të shpërfillet duke u cilësuar si produkt i paranojës libertariane mbi “ndërhyrjet e dëmshme ose të gabuara të qeverisë”, siç thotë një analist.


Të fundit

“E ardhmja e ekonomisë”/ Ja pse protestojnë qytetarët e El Salvadorit pas legjitimit të Bitcoin

Doni të kuptoni arsyen pse qytetarët në El Salvador dolën të protestojnë në rrugë për miratimin e Bitcoin si...

Rritja e çmimit të bukës/ Ahmetaj: U bë një hetim i thelluar për importin e miellit, nuk ka shkelje

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj vlerësoi vendimin e djeshëm të Komisionit të Konkurrencës, për të mos gjobitur me pesë milion euro pesë kompanitë që bëjnë importin...

Lajçak jep lajmin nga Brukseli: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

I dërguari i BE, Miroslav Lajçak thotë se është finalizuar marrëveshja Kosovë-Serbi. Pas dy ditësh negociatash, Lajçak falenderon Bislimin dhe Petkoviç për gatishmërinë që...

Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith kërkon nga gjykata të heqë mbiemrin e nënës së saj

Stella del Carmen Banderas Griffith, vajza e Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, kërkon të heqë nga mbiemri i saj atë të nënës. Modelja dhe...

Analiza e Rejas: Kurrë nuk do e kisha imagjinuar Juven aty

Edi Reja pranon se kurrë nuk e kishte imagjinuar një Juventus kaq larg kreut sa në këtë sezon. Në një intervistë të dhënë për...

Lajme të tjera

Web TV