Kosovë/ Pas 22 vjetësh kthehen trupat e 7 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas 22 vitesh, në Kosovë të enjten u kthyen trupat e shtatë shqiptarëve të vrarë në fshatin Rezallë gjatë luftës.

Familjarë të shumtë dolën në pritje të këtyre trupave në pikën kufitare Merdare, që lidh Kosovën me Serbinë, prej nga thanë se ky proces nuk përmbyllet pa zbardhjen e fatit të të gjjthë të pagjeturve si dhe vënien para drejtësisë të atyre që kryen krime gjatë luftës në Kosovë.

Vesel Rukolli nga fshati Rezallë, udhëtoi të enjten mbi 70 kilometra nga shtëpia e tij për në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë, për të pritur trupin e babait të tij, i vrarë para 22 vjetësh nga forcat serbe.

Babai i tij është në mesin e 40 shqiptarëve të ekzekutuar me pesë prill të vitit 1999, në fshatin Rrezallë. Pjesa dërmuese e trupave të tyre u gjetën pas luftës në një varrezë masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi, ndërsa shtatë nga ta u kthyen sot – në Kosovë.

“Për neve që e presim prindin është shumë e rëndë, neve na duket sikur ajo ditë që ka ndodhë me 5 prill, ashtu na duket… plus axhin në 2014 e kemi gjetur e tash prap një pjesë, shumë e vështirë. Sikur të përmbyllej për të gjithë do të ishte më lehtë, por prap nuk përmbyllet, neve na duket e tepërt tash kjo pas 23 vjetëve”, tha Veseli.

Familjarë të të zhdukurve gjatë luftës u mblodhën në Merdarë, për të pritur trupat e të gjeturve pas gërmimeve disa muajshe në një varrezë masive në Kizhevak të Rashkës në Serbinë jugperendimore.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“8 mijë e 215 ditë, askush nuk mund ta dijë e kuptojë peshën e rëndë të mungesës që koha ka shtuar mbi plagët e shpirtit tuaj. E madhe është dhimbja e kësaj dite, i dhimbshëm e i ftohtë ky ritakim i familjeve që sot po u kthen të dashurit e tyre. E dhimbshme është dita për mijëra familjarë të tjerë për të cilët ankthi i pritjes nuk ka fund. Fëmijë – tani të rritur bashkë me pritjen për një përgjigje e pleq që nuk dijnë për fatin as vendndodhjen e trashëgimtarëve të tyre”, tha zoti Kurti.

Lexo edhe :  Rrethohet Bashkia e Tiranës, protestuesit hedhin mollë dhe bojë në drejtim të godinës

Vesel Rukolli në një intervistë më herët gjatë këtij viti dhënë Zërit të Amerikës, tha se mundon mungesa e një varri për të atin. Tani pas kthimit të trupit të tij, ai kërkon vënien para drejtësisë tekryesve të krimeve gjatë luftës në Kosovë.

“Na mundon se ende askush nuk është dënuar për tmerrin që është bërë në fshatin tonë në Rezallë. Disa na i kthyen në 2014-ën e tash sërish, është e rëndë. Askush nuk po dënohet, këta tanët vetëm po heshtin dhe hyjnë në bisedime me Serbinë pa kurrfarë kushtëzimesh”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, deri tash në gjykatat në Kosovë, Serbi dhe në Gjykatën e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi, janë dënuar gjithsej 66 persona për krime të luftës, 38 prej tyre shqiptarë, 27 serbë dhe 1 rom.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës.

Edhe 22 vjet pas luftës, në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e mbi një mijë e 600 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e tyre të përkatësisë kombëtare shqiptare. /VOA/

Të fundit

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Krisje mes çiftit/Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash”nga halli që i ka zënë

Juristi kreshnik Spahiu e ka quajtur “teatër” konfliktin politik mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Sipas tij, ata janë duke aktruar një “film luftash”...

Lajme të tjera

Web TV