Liga e Kampionëve/ Inter dhe Milan nuk dinë ç’është fitorja, yjet e PSG-së të frikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipet italiane të Intersit dhe Milanin kanë dalë pa fitore në dy takimet e mbajtura në ndeshjet e grupeve të Ligës së Kapionëve. Në ndeshjen e oparë Interi edhe pse Zhvilloi një takim të mirë u mund nga Real i Madritit, ndërsa këtë të martë dështoi të merrte tre pikët e para ndaj Shaktar Donesk, duke u ndarë ne paqe, në barazimin 0-0. Nga ana tjetër, Milan në dy takime nuk ka marrë asnjë pikë. Në ndeshjen e parë u mund nga Liverpuli me rezultatin 2-3, ndërsa këtë të martë dështoi edhe ndaj Atletiko Madritit, duke u mundur 2-1. Në grupet e tjera një ndeshje mjaft intersante ishte ajo mes Mançester Sitit dhe PSG-së që drejtohet nga sheikët president, por edhe “sheikët lojtarë”. PSG fitoi 2-0 ku njëri nga golat u shënua nga Lionel Mesi, i cili edhe pse ka luajtur katër takime me PSG-në për të ishte goli i parë me fanelën e re të ekipit të kryeqytetit francez. Për Mesin ishte një gol special pasi theu tre rekorde, duke i shënuar shtatë herë në karrierën e tij ekipit të Sitit që drejtohet nga Guardiola.

Makthi i Pep Guardiolës, Leo Mesi vendos 3 rekorde

Shtatë gola kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampioneve, më shumë se çdo lojtar tjetër, duke u konfirmuar vrasësi kryesor i kampionëve të Anglisë. Shtatë golat edhe kundër ekipeve të drejtuara nga Pep Guardiola (2 kundër Bajernit të Mynihut dhe pesë kundër Sitit), më shumë se çdo lojtar tjetër. Lionel Mesi ka shënuar 27 gola në 35 ndeshje kundër ekipeve angleze në Champions, 15 më shumë se çdo lojtar tjetër në këtë kompeticion. Janë vetëm disa nga rekordet që sulmuesi argjentinas vendosi me rrjetën e tij të parë me fanellën e PSG-së, mbrëmë në “Parc des Princes” dhe ai është shumë i lumtur që më fund arriti të zhbllokohet. “Ata ishin kundërshtarë të shkëlqyer. Ishte shumë e rëndësishme për ne që të fitonim pas barazimit në javën e parë kundër Klub Bryzhit. Jam shumë i lumtur që shënova”, deklaroi argjentinasi për mikrofonat e televizionit francez “Canal +” pas ndeshjes. 34-vjeçari i shpjegon kështu vështirësitë për të mbërritur te ky moment: “Nuk kam qenë në gjendje që të luaj kohët e fundit dhe kjo ishte vetëm ndeshja ime e dytë në këtë stadium. Po ambientohem me skuadrën time të re. Sa më shumë ne sulmuesit të luajmë së bashku (bashkë me Nejmarin dhe Mbapenë), aq më e mirë do të bëhet edhe marrëdhënia jonë në fushë. Ne duhet të gjithë të përmirësohemi së bashku dhe vazhdojmë të japim më të mirën”. Pastaj, “Pleshti” u ndal edhe një herë te rëndësia që kishte suksesi ndaj nënkampionëve të Europës, të cilët sezonin e shkuar i dominuan në gjysmëfinale: “Arritëm të marrim një fitore shumë të rëndësishme ndaj një rivali me lojtarë të shkëlqyer dhe që mbërriti deri në finalen e Champions-it sezonin e shkuar. Por, ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të rregullojmë shumë gjëra”.

Të fundit

Meta denoncon në Prokurori: Më kanë vjedhur hard diskun në zyrën e PL!

Kreu i PL, Ilir Meta ka denoncuar në Prokurorinë e Tiranës se në zyrën e Partisë së Lirisë, persona...

Tavo zbulon nëse do të kandidojë për PS në Himarë: Kemi shumë punë përpara

Prefekti i Vlorës, Vangjel Tavo ka komentuar në një prononcim për mediat mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës, ku Blerina Bala u votëbesua për...

Jam i Kuq

Nga Edison Ypi Kam kujtu se jam i zi. Por kam rrejt veten. Nuk jam i zi. Jam i kuq. Kam fakte që nuk jam...

Blerina Bala kryetare e komanduar, analisti bën paralajmërimin e bujshëm: Nëse Beleri…

Këshilli Bashkiak i Himarës, me 15 vota pro dhe 4 kundër komandoi Blerina Balën si drejtuese të bashkisë Himarë. Juristi Kreshnik Spahiu tha në një...

E keni menduar ndonjëherë? Zbuloni çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni çdo ditë supë

Edhe pse supa konsiderohet si një ushqim i mirë për rastet kur keni temperaturë ose ndonjë sëmundje tjetër, duhet të dini se kjo varet...

Lajme të tjera

Web TV