Serbia me fondet e BE-së dhe me armët moderne të Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me të cilën kanë vizituar çerdhen “Cicërima” e cila është ndërtuar me financim nga IPA. Kryeministri Kurti ka vënë në dijeni Presidneten në lidhje me situatën në Veri të Kosovës. Ai tha se Serbia po bashkëpunon me rusinë, edhe pse fondet i merr nga Bashkimi Europian. Ai tha se Rusia furnizon Serbinë me mjete luftarake. “E njoftova për gjendjen në pikat kufitare. Ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim, përveç se po e zbatojmë një dakodrim të vjetër. Fatkeqësisht Serbia reagoi me forcë, duke grumbulluar trupa të vija kufitare, duke përfshirë edhe tanke, mjete të tjera, përveç këtyre ka angazhuar edhe aeroplanë ushtarakë dhe helikopterë të prodhuar nga Rusia”, u shpreh ai. Shefi i ekzekutivit ka thënë se Kosova nuk ka fat tjetër përveç BE-së. “Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë në të cilën në njërën anë merren donacione nga BE-ja, në anën tjetër Serbia përkundër që i merr këto fonde pa zbatuar vlera do të duhej që të demokratizohej e jo të militarizohej nga Kina e Rusia. Ne nuk kemi fat tjetër përveç BE-së, dhe nuk kemi kontinent tjetër përveç Evropës”, është shprehur kryeministri Albin Kurti. Kryeministri ka kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok e Jarinjë. “Kam kërkuar që të dënohen sulmet në Zubin Potok dhe Jarinjë, pasi janë sulmuar institucionet e Kosovës dhe ky sulm erdhi pas deklaratave luftënxitëse të presidentit të Serbisë”, theksoi Kurti.

Investimet

Kryeministri Albin Kurti tha se BE-ja është ndër donatorët me të mëdhenj në Kosovë, teksa theksoi se me Von Der Leyenin kanë diskutuar për shumë tema por me fokus ishte plani për investime ekonomike. “E vizituam çerdhen ‘Cicërima’ e cila është financuar nga IPA. BE-ja është ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë. Që dy dekada ka investuar në shumë fusha. Gjatë takimit të sotëm që patëm me presidenten e KE-së, Von der Leyen, biseduam për shumë çështje por fokusi ka qenë për përpjekjet që i kemi në përgatitje për plane për investime ekonomike”, tha ai.

Lexo edhe :  Kosova hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Basha: Lajm i jashtëzakonshëm

Liberalizimi i vizave

Kryeministri tha se në këtë takim kanë biseduar edhe për liberalizimin e vizave. “Kemi biseduar për procesin e integrimit të Kosovës në BE. Duhet të përgatitemi për aplikim për anëtarësim në mënyrë që të marrim edhe statusin e vendit kandidat. Biseduam edhe për vendimin e vonuar të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, biseduam edhe për situatën me COVID-19. E njoftova edhe për progresin që kemi shënuar me vaksnim. I jemi mirënjohës BE-së për mbështetjen e menaxhimit të pandemisë”, tha kreu i ekzekutivit.

 

 

Të fundit

EMRAT/ Kush janë këshilltarët e opozitës që votuan pro Blerina Balës

Pas 10 muajsh me kryetar në detyrë, tashmë bashkia e Himarës ka një kryetare të komanduar në krye të...

Keni bërë plane për këtë fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë...

Spartak Ngjela bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK pritet të bëjë goditje ndaj…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24, u shpreh se Shqipëria i ka shpresat tek...

A bëni pjes në listë? Këto tri shenja do të pasurohen në 2024

Nëse ëndërroni si të bëheni të pasur, ndoshta nuk do të bënte keq të dini çfarë kanë planifikuar yjet. Disa pozicione planetare janë shumë...

Një tjetër kryebashkiak socialist pritet të gjykohet nga GJKKO, ja për çfarë akuzohet

Në seancen e sotme SPAK mbajti qëndrimin që dosja në ngarkim të zyrtarit të lartë të qendojë në Gjykatën e Posaçme dhe jo të...

Lajme të tjera

Web TV