Vajza e Antonio Banderas dhe Melanie Griffith kërkon nga gjykata të heqë mbiemrin e nënës së saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stella del Carmen Banderas Griffith, vajza e Melanie Griffith dhe Antonio Banderas, kërkon të heqë nga mbiemri i saj atë të nënës. Modelja dhe artistja spanjolle 25 vjeç, ka bërë një kërkesë në një gjykatë të Los Angeles duke kërkuar të shkurtojë ligjërisht një mbiemër: Zakonisht nuk e përdor ‘Griffith’ kur i referohem vetes apo në dokumente të thjeshta dhe kërkoj të quhem vetëm Stella del Carmen Banderas’.

E rritur larg reflektorëve të prindërve të saj të famshëm, Stella ka lindur në Spanjë dhe është gjysmë motra e artistes Dakota Johnson dhe Alexander Bauer nga ana e nënës Melanie. Së fundmi ajo ka marrë pjesë në 69 vjetorin e Festivalit ndërkombëtar të kinemasë në San Sebastian me babain e saj duke sfiluar në tapetin e kuq. Nëse zgjedhja e saj ka të bëjë me marrëdhënien e saj me nënën, kjo mbetet ende e paqartë.

Sipas fotove të postuara nga Melania Griffith muajin e kaluar me rastin e ditëlindjes së saj duket se s’ka lidhje me marrëdhënien mes tyre: ‘I dua vajzat e mia’, shkruante aktorja duke ndarë foto të sallonit të saj të mbushur me tullumbace me mbishkrimin ‘Mami’. Ajo që dihet tashmë është raporti i ngushtë që Stella ka me babain e saj Banderas.

Të fundit

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

Lajme të tjera

Web TV