Tronditet Franca! Ish-oficeri i policisë zbulohet se është vrasës serial dhe përdhunues fëmijësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një hetimi 35-vjeçar, një ish-oficer policie në Francë është zbuluar se qëndron pas një sërë vrasjesh dhe përdhunimesh.

Mediat e huaja shkruajnë se burri që tronditi vendin, i dha fund jetës këtë javë, para se të arrestohej nga policia.

Prokurorja publike e Parisit, Laure Beccuau tha se testet e ADN -së kishin “krijuar një lidhje midis profilit gjenetik të gjetur në disa skena krimi dhe atij të policit të vdekur”.

Zyrtarët ishin në kërkim të autorit të pesë krimeve të kryera midis 1986 dhe 1994, përfshirë “përdhunimin e të miturve 15-vjeçarë, vrasje, vrasje në tentative e grabitje të armatosura”, tha Beccuau.

59-vjeçarit, i cili jetonte në jug të Francës, iu tha më 24 shtator se do të ekzaminohej të mërkurën si pjesë e hetimit. Rreth 750 burra që shërbenin si oficerë të policisë ushtarake në rajonin e Parisit në kohën e krimeve u thirrën për shqyrtim, shkruan Gazeta SHQIP.

Prokurori tha se burri u raportua i zhdukur nga gruaja e tij të hënën dhe u gjet i vdekur në komunën jugore të Le Grau-du-Roi dy ditë më vonë, ditën kur ishtë planifikuar ekzaminimi i tij.

Ish-efektivi i akuzuar është identifikuar si François Verove. Para vetëvrasjes, Verove la një shënim duke rrëfyer se ai ishte një vrasës, por nuk dha emrat e viktimave të tij.

Ish-shefi i policisë Christian Flaesch, i cili hetoi përdhunimin dhe vrasjen e 11-vjeçares Cécile Bloch në vitin 1986, e lidhi emrin e Verove me krimin shokues.

Mediat shkruan gjithashtu se burri ishte i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Irmgard Mueller dhe 38-vjeçarit Gilles Politi në 1987.

Të fundit

Pse Meta është bërë agresiv? Analisti i njohur zbardh prapaskenat e bujshme

Analisti Ergys Mërtiri ‘në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ theksoi se Meta është bërë agresiv pasi duket qartë se...

Pas daljes nga ‘BBV3’, Ilnisa habit fansat, bën ndryshim drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

Ky vend u bën thirrjen e fortë qytetarëve: Largohuni menjëherë nga Izraeli

Australia u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Izraeli “nëse është e sigurt për ta bërë këtë”, pas raportimeve të...

SHBA vendos veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur veton për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB, një lëvizje që qeveria izraelite e ka kundërshtuae me forcë. Një...

Duan të zhdukin “opozitën” apo duan të zhdukin antishqiptarët?

NGA Alba Malltezi  Është krijuar tashmë një refren i padrejtë dhe bezdisës për veshët e shqiptarëve, sikur drejtësia, aleatët tanë ndërkombëtarë, duan të “zhdukin” opozitën....

Lajme të tjera

Web TV