Veliaj dhe Kushi inaugurojnë shkollën e re “Hasan Vogli” në Tiranë: “Po krijojmë kudo të njëjtin standard”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon turin e inaugurimit të shkollave të reja që po hapen këtë vit të ri arsimor në kryeqytet. Sot kryebashkiaku Veliaj së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi, inauguruan shkollën e re 9-vjeçare “Hasan Vogli” në Njësinë 9 në kryeqytet.

Veliaj tha se ky investim i ri, përveç nxënësve dhe mësuesve do u shërbejë edhe banorëve, pasi do i japë një tjetër vlerë gjithë kësaj zone. “Shkolla “Hasan Vogli” me gjasë do imponojë këtë estetikë dhe këtë kulturë në gjithë këtë komunitet. Unë mezi pres të marr aplikimet nga pallatet përreth. Bashkia paguan 50% të veshjes me kapotë, Bashkia paguan 50% ndërhyrjes në tarracë, Bashkia paguan 50% që të vihet një ashensor. E bukura të imponon një sjellje qytetare. Po krijojmë një standard”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se Bashkia Tiranë duhet të përballet me gjyqe ku kërkohet heqja e kangjellave që mbrojnë fëmijët kur dalin në rrugë. “Na ka ndodhur që humbasim gjyqe për kangjellat që i vëmë në rrugë për të ruajtur fëmijët që dalin nga shkolla. Del njëri që ka një gomisteri, apo një lavazh dhe i thotë gjyqtarit: “ja lekët, m’i hiq kangjellat që ka vënë Bashkia”. Fakti që sot kemi gjyqtarë që për një bakshish, për një drekë japin vendime banale që rrezikojnë jetën e fëmijëve do të thotë që misioni i “Hasan Voglit” nuk ka mbaruar akoma”, tha Veliaj.

Ministrja Evis Kushi gjatë fjalës së saj theksoi se viti 2021 do të mbahet mend si viti kur janë ndërtuar më shumë shkolla të reja se çdo vit tjetër.

“Kemi më shumë shkolla të reja me standarde bashkëkohore, të forta, të sigurta, me laboratorë e terrene sportive. Përfitues nuk janë vetëm nxënësit dhe mësuesit por të gjithë anëtarët e komunitetit, pasi këto shkolla kthehen në qendra sociale, kulturore e artistike për të gjithë komunitetin. Por nuk mjafton vetëm një ndërtesë e bukur për të pasur një arsim cilësor por na duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të aftë e të përkushtuar.

Lexo edhe :  'Nuk jam krenar!' Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Prandaj ne i zgjedhim më të mirët që kur fillojnë studimet për mësuesi. Jo çdo maturant mund të studiojë për mësuesi, por vetëm ata që kanë mesatare të lartë, sepse ne duam që mësuesit për fëmijët tanë të jenë më të aftët. Edhe pasi diplomohen e marrin liçencën ata duhet të punësohen nëpërmjet portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, i cili karakterizohet nga transparenca dhe meritokracia”, tha ajo.

Shkolla 9-vjeçare “Hasan Vogli” është një nga 10 shkollat e reja dhe dy kopshtet që po hapen për fillimin e vitit të ri shkollor në Tiranë, duke mirëpritur nxënësit me kushte më moderne dhe standarde europiane.

Të fundit

“Alo ba…”, Egla shpërthen në lot gjatë “telefonatës” prekëse me babain: Të kam në zemër

Banorët e Big Brother VIP kanë “telefonuar” njeriun e tyre të afërt, që nuk jeton më. Egla ka zgjedhur të...

“Shkelzeni te…”/ Gazetari: Ju tregoj videon me të cilën Meta shantazhon Berishën!

Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në emision foli për proceset gjyqësore të hapura ndaj kreut të PL-së, Ilir Metës, bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi,...

John Terry: “Mourinho na tmerroi fillimisht, por na tregoi që ishte gjeni”

John Terry, ish-futbollist dhe kapiten i Chelsea-t kujtoi sezonin e parë të José Mourinhos në klubin londinez, duke rrëfyer se lojtarët ishin “të tmerruar”...

Bardhit i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt nëse kam bërë kallëzim në SPAK

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit Nëse Edi Rama do të kuptonte nga ligji, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë, dhe nuk...

Bluzat e bardha në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur (Emri+Foto)

Mjekët e Spitalit Universitar të Traumës janë përballur me një lajm të trishtë, atë të ndarjes nga jeta të kolegut të tyre Krios Beqaraj. Lajmi...

Lajme të tjera

Web TV