Ndërpreu azilin pas 8 vitesh, arrestohet sapo kthehet në atdhe ish-presidenti i Gjeorgjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tetë vitesh në azil, ish presidenti i Gjeorgjisë, Sakashvili, është rikthyer në atdhe. Ai është arrestuar menjëherë pasi është shpallur fajtor për abuzim me pushtetin dhe është dënuar me 6 vjet burg në 2018-ën.

Ishte një njeri i lirë në vendin e tij vetëm për pak orë Mikeil Sakashvill. Kryeministri aktual i Gjeorgjisë konfirmoi arrestimin e ish presidentit, i cili pak orë më parë kishte postuar një video në profilin e tij në Facebook duke thënë se kishte ndërprerë azilin, i cili zgjati 8 vjet.

Sipas mediave vendase, 53-vjecari po mbahet në një burg pranë kryeqytetit.  Në videon e postuar prej tij, ish presidenti shprehej se kishte rrezikuar jetën dhe lirinë për t’u rikthyer në atdhe.

Qeveria gjeorgjiane kishte bërë të qartë se do të arrestohej sapo të hynte në vend, pasi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për abuzim me pushtetin. Akuzë për të cilën ishte dënuar në mungesë me 6 vjet burg në vitin 2018.

Ditët e fundit ish kreu i shtetit konfirmonte se kishte blerë një biletë avioni Kiev – Tbilisi për në 2 tetor ditën e zgjedhjeve administrative në Gjeorgji. Ai donte të ishte i pranishëm për të mbështetur partinë e themeluar nga ai: Lëvizja Kombëtare e Bashkuar.

Ish lideri u arratis nga Gjeorgjia në vitin 2013, dhe akuzat ndaj tij i konsideronte të motivuara politikisht. Për ‘të këto zgjedhje janë një referendum për qeverinë aktuale dhe partinë në pushtet. Ai iu bëri apel qytetarëve që të grumbulloheshin në sheshet e vendit pas mbylljes së qendrave të votimit dhe të mbronin fitoren.

Gjeorgjia prej muajsh është përfshirë nga një krizë e thellë politike, dhe tensionet në shesh shpesh kanë përfudnouar me përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve

Lexo edhe :  Si ndikon përdorimi i Ozempic në shtatzëni?

Guvernatori i Odesës, në Ukrainë, që nga 2015 deri në 2016, ish presidenti mori nënshtetësinë ukrainase duke hequr dorë nga ajo gjeorgjiane. Por më pas debatoi me liderin e atëhershëm Petro Poroshenko i cili e pezulloi nga posti dhe i mori pasaportë. Pas një periudhe në Holandë, ai bëri paqe me presidentin aktual  të Ukrainës Zelenski. Dhe aktualisht ai kërkon rikthimin në pushtet duke ndjekur shembullin e Navalni në Rusi.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV