U shkarkua nga Kuvendi/ Meta: Nuk ka çështje për presidentin në ‘Venecia’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të presidentit, për të cilin është votuar në Kuvend, Ilir Meta ka folur nga Pogradeci në lidhje me këtë, aty ku ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”. Presidenti Ilir Meta thotë se nuk egziston asnjë çështje në Komsionin e Venecias për të, por është një çështje politike dhe se nuk është i shqetësuar. Meta tha se është krenar për gjithë veprimtarinë e tij për mbrojtjen e Kushtetutës.

‘Nuk egziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin. Ajo është çështje politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e kushtetutës. E cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme. Negociatat tashmë duhet të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjidhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese. Presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore, në pikpamjen e time është një çështje e qartë.’- tha Meta.

Teksa u pyet në lidhje me dobësimin e opozitës në vend, Presidenti Meta tha se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë një skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që sipas tij luhet prej vitesh.

‘Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që luhet prej vitesh. Shqiptarët nuk do pranojnë kurrë të kthehen në modele të cilat nuk i takojnë kontinetit tonë. Shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara.’- tha Meta.

Të fundit

Ndryshon paga për disa kategori/ Sa do jetë rritja për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Reforma e ndërmarrë nga qeveria gjatë vitit 2023 për rritjen e pagave do të finalizohet deri në fund të...

‘Zien’ toka, dy lëkundje të forta tërmeti në vendin fqinjë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet është ndjerë në Athinë, në brigjet e Peloponezit, pranë ishujve Strofades. Sipas informacioneve të para, intensiteti i lëkundjeve ka qenë 5.6 e shkallës...

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë të ftohta, minuta të tëra...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Lajme të tjera

Web TV