Marrëdhënia e komplikuar mes Barcelonës dhe Nike, ja çfarë po ndodh me sponsorin kryesor të klubit katalanas

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

‘Nike’ është partneri më i rëndësishëm i Barçës përsa i përket të ardhurave të markës dhe për ‘Nike’ është padyshim një nga klubet që shet më shumë. Por marrëdhënia midis dy palëve nuk ka qenë në gjendjen e saj më të mirë për një kohë të gjatë dhe jo vetëm për shkak të problemeve të prodhimit të disa muajve më parë ose kritikave të disa prej modeleve.

Para se të largohej, bordi i Josep Maria Bartomeu-t jo vetëm që aktivizoi ‘makinerinë’ e Super League, por edhe një sulm ligjor kundër furnizuesit të tij teknik. Janë tre padi që shkojnë në vlerën e rreth 50 milionë eurove, duke përfshirë kështu shitjen e kopjeve që nuk u deklaruan, dënimet që klubi i konsideron të pajustifikuara dhe një rast të mundshëm të abuzimit të pozitës dominuese.

Në këtë rast, bordi i Joan Laporta-s ka vendosur të frenojë këtë situatë dhe të synojë një pakt miqësor mes këtij partnershipi me kompaninë ‘Nike’. Nuk do të kishte kuptim të hiqej dorë nga një kompensim kaq i rëndësishëm nëse problemi është kaq i dukshëm, por kuptohet fakti që lufta gjyqësore nuk është mënyra më e mirë për të ruajtur ose përmirësuar kushtet e njërit prej sponsorëve kryesorë të saj. Duhet shumë punë për të gjetur alternativa për Rakuten dhe Beko në fanellat e tyre.


Të fundit

Krimi që tronditi Tiranën, reagon Braçe: T’ka baba çun është një kulturë që duhet zhbërë me edukim

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas krimit që tronditi sot Tiranën, ku një i ri vrau partneren e...

Marrëdhënia e komplikuar mes Barcelonës dhe Nike, ja çfarë po ndodh me sponsorin kryesor të klubit katalanas

'Nike' është partneri më i rëndësishëm i Barçës përsa i përket të ardhurave të markës dhe për 'Nike' është padyshim një nga klubet që...

Tragjike/ 18-vjeçarja shqiptare ekzekutohet nga partneri, i cili i vret edhe gjyshen, plagoset babai

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mal të Zi, ku një 18 vjeçare është ekzekutuar nga partneri i saj. Plumbat nuk kanë kursyer...

Shkatërrohet grupi i trafikut të kokainës në Itali, në pranga 4 shqiptarë (Emrat)

4 shqiptarë dhe një shtetas italian kanë rënë së fundmi në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohen për trafikim kokaine. Raportohet se të arrestuarit...

Suarez nuk festoi pas golit ndaj Barcelonës, por sulmuesi i kujtoi telefonatën që Koeman i kishte bërë kur e largoi

Luis Suarez e bëri Barcelonën të pendohet dhe një herë që e kanë shitur mbrëmjen e kaluar ku shënoi dhe asistoi në fitoren e...

Lajme të tjera

Web TV