Pamjet e rralla/ Gjithë politika shqiptare në një avion pas vdekjes së Rugovës, Berisha një sedilje larg Ramës (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 21 janar 2006, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova u nda nga jeta në moshën 62-vjeçare. Lajmi i zi që vinte nga Prishtina, u përcoll me trishtim edhe në Shqipëri, ku figura të politikës shqiptare u nisën së bashku për të nderuar për herë të fundit kreun e shtetit të Kosovës, që ende nuk e kishte fituar pavarësinë.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara dhe xhiruara për emisionin “Opinion”, emrat kryesorë të politikës shqiptare lanë pas çdo përplasje me njëri-tjetrin për t’u nisur së bashku në Prishtinë me avionin e orës 20:30 të linjës Prishtinë-Tiranë.

Shikoni videon: Minuta e 8-të 

Në vendet e para të avionit shfaqet i ulur presidenti Aleksandër Moisiu, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Sali Berisha dhe bashkëshortja e tij, Lirie. Menjëherë pas tij shfaqet lideri i opozitës së asokohe, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Por ky i fundit është gjatë gjithë kohës në celular, si një mënyrë për të shmangur “armikun” e tij politik, Berisha. Po ashtu, në avion pikaset edhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Bamir Topi dhe të tjerë.

Rugova humbi betejën e tij me kancerin e mushkërive në janar 2006, në mandatin e tij të dytë si president. Në atë pikë, ai po merrte pjesë në negociatat e drejtuara nga OKB-ja me Serbinë rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, që çoi në shpalljen e pavarësisë në shkurt 2008. Por për fat të keq, nuk e arriti kurrë. Gjatë kohës që ishte gjallë, Rugova udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 1989 deri në vdekjen e tij.

Të fundit

“Romancat fitojnë”/ Rikja ironizon çiftet në BBV3: S’kam ardhur këtu të bëj pllaq-plluq

Edhe në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”, çiftet kanë arritur që të marrin një vëmendje të...

Fabrika false e parave i bën gjëmën bizneseve, hedh në treg shumën marramendëse

Katër burra prodhuan monedha të falsifikuara me vlerë të madhe në dollarë. Ky është një nga rastet më të mëdha të zbuluara të tridhjetë...

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i (VIDEO)

Ai është njëri nga rap-artistët më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili tashmë shquhet për hitet që ka...

Java e pashkës katolike/ Besimtarët përgatisin vezët e kuqe

Kjo është java e shenjtë e besimtarëve katolikë që kulmon të dielën e pashkës. Kjo e enjte shënon ditë e parë të treditëshit të...

Himara me dy kryetarë në burg, prefekti Tavo: Ja si do të zgjidhet drejtuesi i Bashkisë

Me dy kryetarë bashkie në burg, Himara ka mbetur përkohësisht pa një drejtues. Një situatë e paprecedentë ku kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 14...

Lajme të tjera

Web TV