Atentati në Elbasan/ Lulzim Bitri lidhje të ngushta me Talo Çelën, Ardian Çollaku i hetuar për vrasjen e Everest Çakajt

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të cilët ranë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, rezultojnë pjesë e grupeve kriminale në këtë qytet. Bëhet me dije se Lulzim Bitri kishte lidhje të ngushta me Talo Çelën, i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj si dhe për grabitjen në Rinas.

Ndërkohë rezulton se Ardian Çollaku (Subashi), i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, është hetuar për vrasjen e Everest Çaka, ngjarje e ndodhur më 11 maj të këtij viti, ku dyshohet se Çakaj ka patur lidhje direkte në ekzekutim. Po ashtu bëhet me dije se pas dënimit në Itali, Çollaku nuk u shkëput nga veprimtaria kriminale, ndërsa vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje.

 


Të fundit

Atentati në Elbasan/ Lulzim Bitri lidhje të ngushta me Talo Çelën, Ardian Çollaku i hetuar për vrasjen e Everest Çakajt

Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të cilët ranë pre e një atentati mbrëmjen e sotme në Elbasan, rezultojnë pjesë...

Fitoi rreth 2 milionë paundë në lotari, 51-vjeçarja nuk heq dorë nga jeta e varfër

Njihuni me Trish Emson, 51-vjeçarja e cila fitoi rreth 2 milionë euro në lotarinë kombëtare, 18 vite më parë. Ndonëse ajo sot gëzon një...

34-vjeçarja kursen qindra paund në veshje: Ndaj të gjitha rrobat me burrin tim (Foto)

Një grua ka zbuluar se si kursen para kur blen rroba të reja, të cilat i ndan me bashkëshortin e saj. Grace Surguy nga...

Atentati në Elbasan, publikohet fotoja e Lulzim Bitrit që mbeti i vdekur

Është identifikuar si Lulzim Bitri 43-vjeçari i cili mbeti i vdekur nga atentati në Elbasan. Ishte një person me precedent të mëparshëm penal, pasi akuzohej...

Itali/ Shqiptari i dehur sulmon 6 makina me shufër hekuri dhe dorëzohet ne polici

Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi sulmoi me shufra hekuri 6 makina të parkuara. Ngjarja ka ndodhur në komunën Caravaggio, ku i...

Lajme të tjera

Web TV