Goditje e dyfishtë, Facebook ra pas akuzave të ish-punonjëses

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej gati 3 orësh, Facebook dhe dy platformat e saj Instagram dhe WhatsApp kanë ndërprerë shërbimin për përdoruesit, e duket se kjo rënie vjen teksa gjiganti po përballet me një tjetër krizë. Një nga ish-punonjëset e kompanisë ka hedhur akuza të rënda, teksa ka thënë se Facebook ka promovuar gjuhën e urrejtjes dhe keqinformimit në këmbim të fitimit.

Francis Hogen tha se dispononte prova që tregojnë se platforma “tradhtoi demokracinë”. Sipas saj, Mark Zuckerberg e dinte mirë që urrejtja, dhuna dhe lajmet e rreme po lulëzonin në platformat e tij, por nuk po bënte asgjë për t’i ndaluar ato, pasi kjo do të zvogëlonte kohën që përdoruesi shpenzon për “produktet” e tij.

“Ajo që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte një konflikt interesi midis asaj që është e mirë për publikun dhe asaj që është e mirë për Facebook. Facebook ka zgjedhur vazhdimisht t’i shërbejë interesave të veta, të tilla si të fitosh më shumë para. Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën”, tha Hogen.

Të fundit

“Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën”, Haklaj: SPAK do t’i shkojë deri në fund

Ish-deputeti Azgan Haklaj deklaroi në 'Studio Live' se pronari i spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu është ortak me Shkëlzen Berishën. Sipas...

Njëra është aseksuale dhe tjetra e dashuruar, motrat siameze rrëfejnë marrëdhënien e tyre

Motrat binjake 22-vjeçare të bashkuara, të cilat janë të ngjitura në bust dhe ndajnë një sistem riprodhues, kanë zbuluar se si ia dalin mbanë...

Balluku në Lushnje: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës

Çmimi i energjisë për furrat e bukës do të vijojë të mbetet i pandryshuar, duke mos rritur kostot e këtyre subjekteve. Sistemi i ri i...

Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Njerëzit janë nga natyra krijesa shoqërore. Shumica e njerëzve dëshirojnë intimitet, shoqëri dhe lidhje të qëndrueshme me të tjerët. Megjithatë, në anën tjetër të...

Doganat greke paralajmërojnë grevë 48-orëshe/ Paralizohet lëvizja në pikat kufitare

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00...

Lajme të tjera

Web TV