Lajm i fundit/ Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu mësohet se është shkarkuar nga detyra, ndërsa lajmi u bë i ditur ekskluzivisht nga televizioni Top News.

Drejtori i përgjithshëm i policisë ka drejtuar vendin në një kohë kur janë regjistruar ngjarje shumë të rënda, por kryeministri i dha atij një shans të dytë, fiks 100 ditë më parë.

Kreu i qeverisë, i gjendur nën presionin e opozitës dhe qytetarëve, i dha një ultimatum Veliut. Në një takim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, Rama la 100 ditë afat për të riorganizuar të gjithë strukturën të organizatës dhe vendosur prioritete të qarta.

Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

“Keni 110 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.

Kjo duhet bërë në respektin e vetes, masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe nuk ka pse t’i paguajë kostot një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe duhet të shkojë përpara përgjegjësisë. Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha Kryeministri Edi Rama.

Lexo edhe :  Kur do të pastrohet ajri nga pluhuri saharian? Flet sinoptikania Porja

Rama renditi 5 prioritetet e Policisë së Shtetit. Ndër to renditen raporti i punonjësve të policisë me qytetarët, kontrolli mbi territorin, zbatimi i ligjit, revolucioni teknologjik dhe përmirësimi i Komisariatit Dixhital

Të fundit

Dosja “5 D”/ Korrupsion dhe shpërdorim detyre, SPAK  lëshon 9 masa sigurie

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dha detaje për arrestimin e 9 personave, zyrtarë dhe ish-zyrtarë...

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Mars 2024

Dashi Mund të keni bërë shumë shpenzime në të kaluarën dhe tashmë mund t’ju duhet të përballeni me pasojat. Si rezultat, mund ta gjeni veten...

“U largova nga futbolli pasi nuk e njihja më”,Klose: Të rinjtë e kanë mendjen tek makinat

Miroslav Klose është një nga ata që ka shkruar historinë me fanellën e kombëtares së Gjermanisë, por edhe Bayern Munich. I tërhequr nga futbolli...

Shtatzënia përshpejton plakjen, por ja çfarë ndhodh pas lindjes

Ndryshimet e thella fizike, hormonale dhe kimike që lidhen me shtatzëninë mund të bëjnë që ora e plakjes të kthehet më shpejt, duke i dhënë moshës biologjike të...

Lajme të tjera

Web TV