Rrëmbimi i shkencëtarit atomik Niels Bohr

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 9 prill të vitit 1940, kur trupat gjermane pushtojnë Norvegjinë dhe Danimarkën, fizikani i shquar danez, Nils Bohr, i cili kishte marrë çmimin Nobel në vitin 1922 për punimet e tij mbi atomin, i bën pyetje vetes nëse ka bërë mirë apo jo duke refuzuar ftesën e britanikëve në fillim të luftës për t’u vendosur në Angli. Por tashmë kur ai e bën këtë pyetje është pak vonë: Gjermanët me të pushtuar uzinën Norsk Hidro, shtien në dorën e tyre edhe laboratorët.

Ndërkohë britanikët, që sapo kanë krijuar një grup të përbërë nga shumë shkencëtarë të shteteve aleate, ku bëjnë pjesë edhe dijetarë gjermanë çifutë, i bëjnë thirrje Nils Bohrit që të bashkohet me ta. Ky i fundit, i njohur për naivitetin e tij, u shpjegon me qetësinë më të madhe kolegëve të tij gjermanë teknikat e energjisë bërthamore. Dhe për të qenë akoma më i qartë, ai i harton ekspozetë e tij edhe me shkrim.

Ky fakt shkakton një panik të madh në Angli, aq më tepër që zërat shtoheshin se gjermanët së shpejti do të kishin në dorë bombën atomike. Intelligjence Service me ndihmën e rezistencës daneze, bëjnë çmos që të afrojnë Bohrin. Por Nils Bohri i siguron ata duke u thënë: S’ka arsye për të pasur frikë, shkrimet e tij janë fshehur në libra “të cilët nuk mund të arriheshin nga gjermanët”… Më 1942, projekti Manhatan fillon të profilohet pak e nga pak. Ruzvelti dëshiron që fizikani danez të marrë pjesë në këtë projekt dhe arrin t’i çojë një mesazh të mikrofilmuar të njëjtën ditë që po sabotohej Norsk Hidroja. Përgjigjja e Nils Bohrit është negative: si çifut, ai gjykon se është në detyrën e tij të mbrojë shkencëtarët çifutë që janë refugjatë në Danimarkë. Por në vitin 1943, Danimarka përfshihet nga persekutimet e para antisemite: çifutët përndiqen, kapen (por shumica e tyre do të shpëtojnë në sajë të një solidariteti shumë aktiv të bashkëqytetarëve të tyre) ku vetë fizikani Bohr rrezikon të arrestohet.

Lexo edhe :  Brian Austin Green ndan sekretin e tij për bashkë-prindërimin me Megan Fox

Më 31 janar 1943, një komando britanike e merr me vete Bohrin në bordin e një nëndetëseje dhe që andej e çojnë në Suedi. Nuk mbetet veçse t’i mbushin mendjen se duhet të shkojë në Angli… në bagazhet e bombave të një avioni të specializuar për uljet dhe ngritjet klandestine në vende asnjanëse. Më 6 tetor 1943, ditën që mbush 58 vjeç, Nils Bohri futet në vendin e bagazheve të avionit Mosquito, i cili ngrihet nga një pistë në afërsi të Stokholmit. Por për fat të keq maska e tij e oksigjenit nuk është vendosur mirë dhe ai humbet ndjenjat. Piloti, i cili kishte frikë se mos shkencëtari vdes, e merr rrezikun në sy duke fluturuar shumë ulët. Me të arritur në Angli shkencëtari reanimohet dhe vendoset në një hotel të Uestminsterit me një identitet të rremë.

Pasi bën një takim të zhurmshëm më Uinston Çurçillin në zyrat qendrore të projektit britanik të bombës bërthamore, më së fundi dijetari danez u jep anglezëve të gjitha të dhënat që ai ka arritur të marrë nga gjermanët. Pastaj ai dërgohet në bazën atomike të Los Alamos-it në Meksikën e Re, dhe aty jep kontributin e tij për fabrikimin e bombës, e cila më 6 gusht të vitit 1945, në orën 08 e 15 minuta e 17 sekonda do të hidhej në Hiroshima.

Me mbarimin e luftës, operacioni Ipsilon, i cili gjithashtu drejtohej nga anglezët, do t’i jepte mundësi Londrës të merrte në Angli 10 fizikanë të shquar gjermanë të cilët kishin punuar në fushën e kërkimeve bërthamore për llogari të Rajhut.

 

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Parkim publik me energji diellore në Durrës, Rama ndjek nga afër punimet

Një parkim modern multifunksional po ndërtohet në Durrës, në shërbim jo vetëm të qytetarëve, por edhe në funksion të...

Zbulohen 3 mysafirët specialë që do të hyjnë sonte në Big Brother VIP

Sonte në Big Brother VIP Albania do të ketë mysafirë. Me rastin e 100 ditëve të nisjes së edicionit të tretë të BBVA, në...

Protesta e dhunshme para Bashkisë Tiranë/ Reagon BE-ja dhe SHBA-ja

Me anë të një reagimi në X, prezenca e Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën gjatë protestës së Rithemelimit para bashkisë Tiranë ditën...

Video/ Nuk ndalet Egla, bën veprimin e pazakontë ndaj banorëve, ja si reaguan ata

Marrëdhënia e Eglës me banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother Vip” nuk ka qenë fort e mirë që në fillim, dhe duket...

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria del me njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

Ministria e Jashtme i ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin udhëtimet në vendet që janë në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi...

Lajme të tjera

Web TV