U ngarkua në Shqipëri, kapen 300 kg marijuanë brenda kamionit cisternë në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 300 kilogramë marijuanë u sekuestruan në portin e doganës së Podgoricës. RTCG shkruan se droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.

Droga posedohej nga një qytetar nga Bosnje-Hercegovinë, në një kamion cisternë, i cili mësohet se kishte hyrë në Mal të Zi nga dogana e Hanit të Hotit. Droga do të transportohej në Bosnje-Hercegovinë.
“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar.

Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marijuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme”, -tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës, për TVCG.

Të fundit

Leipzig triumfon ndaj Frankfurt dhe fiton Kupën e Gjermanisë në vitin e dytë radhazi

Leizpigu për të dytin vit radhazi fitues i Kupës së Gjermanisë. Klubi gjerman në pronësi të markës së famshme...

Basha: U tërhoqa se nuk doja luftë, PD do të bëjë ndryshimin me mbështetjen e SHBA

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Lezhë, ku është shprehur se tërheqja e tij nga politika, u bë...

Aksidenti në Rrëshen, shkon në 7 numri i të plagosurve, mes tyre 3 fëmijë

Është rritur numri i të plagosurve nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit ku...

Rrëzohet te Mali i Robit, humb jetën turistja polake

Një shtetase polake 83-vjeçare në afërsi të një hoteli në Kavajë është rrezuar aksidentalisht në trotuar dhe për pasojë ka humbur jetën. Pas rrëzimit në...

Tjetër “divorc” tek Los Blancos, Hazard do të largohet nga klubi në fundin e këtij sezoni

Në një ditë me lamtumirë “yjesh”, surpriza vjen nga Spanja: Eden Hazard largohet nga Reali i Madridit. Marco Asensio ishte i pari, më pas...

Lajme të tjera

Web TV