Nga zbulimi i “Skandalit të bankës zvicerane USB” tek “Pandora papers”/ 9 skandalet e mëdha financiare ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Adrian Civici

Investigimi i kordinuar nga International Consortium of Investigative Journalists, u quajt “Pandora papers” sepse zbuloi një kuti helmi me përpasa botërore. Mbi 12 milion dokumente me emrat e 29 mijë përfituesve në shoqëritë offshore, deri në këto momente krejtësisht të panjohura. Nga Washington Post, Le monde, Bbc, El Pais, Espresso, televizione të vendeve të ndryshme, ëebsite ruse, amerikano jugore, indiane, australiane, afrikane, europiane, gazetarë investigativë nga 117 vende të botës u angazhuan në këtë sipërrmarje gjigande të zbulimit, dokumentimit e bërjes transparente të një informacioni gjigand. “Pandora papers” konsiderohet si investigimi kolektiv më i madh në historinë e gazetarisë dhe medias.

“Skandali i bankës zvicerane USB” (2008)
Në vitin 2008, banka zvicerane USB u përball me një skandal financiar për faktin se “kishte lehtësuar evazionin fiskal të një numri të konsiderueshëm amerikanësh të pasur”. Drejtësia amerikane e akuzoi USB-në se gjatë periudhës 2000-2007 kishte ndihmuar disa dhjetra mijëra pasanikë amerikanë për të transferuar në Zvicër mbi 20 miliard dollarë duke mashtruar autoritetet fiskale dhe duke realizuar transferime monetare ilegale të pa licencuara dhe pa deklarata fiskale.
Ky rast e evidentoi Zvicrën si një nga parajsat fiskale më të mëdha të botës që, falë ligjit të saj të sekretit bankar, i krijonte mundësi miliona klientëve të shmangnin fiskalitetin e vendeve të tyre duke hapur llogari të padeklaruara në Zvicër. Në 2009, USB pranoi të paguante një gjobë prej 780 milion dollarësh dhe të deklaronte publikisht emrat e rreth 4450 klientëve amerikanë. Mbas kësaj ngjarje Zvicra u detyrua të braktiste ligjin e sekretit bankar.

Skandali “Offshore Leaks” (2013)
36 media ndërkombëtare — The Guardian, BBC, Ëashington Post, Le Soir, Le Monde — bashkë me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (International Consortium of Investigate Journalists) organizuan një hetim mbi zhdukjen e 2.5 milion dokumentave të siguruara nga 170 vende të botës, të lidhura me 122000 shoqëri offshore të administruara nga Portcullis Trust Net (Singapor) dhe Commonëealth Trust Limited (Ishujt Virgin Britanikë).
Investigimi lejoi që për herë të parë të kuptohen mekanizmat e financave offshore, pastrimit të parave dhe shmangieve fiskale. Offshore Leaks luajti një rol të rëndësishëm në përpjekjet e G20 dhe OECD kundër parajsave fiskale në nivel ndërkombëtar.
Sipas raporteve të hetimit botuar në mediat ndërkombëtare, vlerësohet se sasia e parave të vendosura në parajsat fiskale të cilat i shmangen detyrimeve fiskale, janë ekuivalente me shumën e produktit të brendshëm bruto (GDP) të SHBA dhe Japonisë bashkë.

“China Leaks” (janar 2014)
Skandali që zbuloi paratë e fshehura të elitës kineze. Është pjesë e Offshore Leaks, por që u zbulua më vonë si pasojë e problemeve me gjuhën kineze dhe vështirësitë për analizën e detajuar të këtyre dokumenteve.
Operacioni i “zbardhjes” së këtyre dokumenteve evidentoi mbi 20000 klientë nga Kina dhe Hong-Kongu të lidhur me kompanitë offshore të vendosura në parajsat fiskale, një pjesë e të cilëve bënin pjesë në grupin e të ashtuquajturve “princa të kuq” të lidhur ngushtë me Partinë Komuniste Kineze (kunati i presidentit Xi Jinping, vajza dhe djali i kryeministrit Wen Jiabao, të afërm të Ten Siao Ping, LI Peng, Pen Zhen, Hu Jianto, etj.).
Autoritetet kineze censuruan një pjesë të rëndësishme të informacioneve që lidheshin me “leaks”, duke bllokuar veçanërisht ëebsite-t e huaja, ndërkohë që, akuzat ndaj të implikuarve në këtë “aferë” u shuan duke mos u shoqëruar me asnjë akuzë apo gjykim.

“Luksemburg Leakes” (nëntor 2014)
Pas një serie investigimesh nga ana e kabinetit të auditit Price Waterhouse Coopers së bashku me 40 media partnere, mbi “tax rulings” që i lejonte Luksemburgut legalizimin e evazionit fiskal për korporatat shumëkombëshe, u zbuluan 28000 faqe marrëveshjesh konfidenciale të realizuara në periudhën 2002-2010 ndërmjet autoriteteve fiskale të Luksemburgut dhe kompanive shumëkombëshe si Apple, Amazon, Verizon, AIG, Pepsi, Ikea, Heinz, etj.
Nuk bëhej fjalë për favorizime fiskale të individëve nëpërmjet llogarive bankare, por për “një proces të optimizimit fiskal të 340 shumëkombëshe me implikim direkt të autoriteteve të Luksemburgut. Regjimi “tax ruling” ju krijonte mundësi këtyre kompanive gjigande ti shpëtonin detyrimeve fiskale duke paguar taksa minimale në raport me detyrimet e tyre kombëtare e ndërkombëtare.

Mbas këtij skandali, Komisioni Evropian përgatiti një direktivë speciale që detyronte shumëkombëshet të bënin transparente në vendet e origjinës informacionet mbi aktivitetet e tyre në vende të ndryshme të botës në mënyrë që të neutralizohej evazioni fiskal. Të njëjtën gjë bënë dhe autoritetet amerikane.

“Swiss Leaks – HSBC” (2015)
Është emri që ju dha nga zbulimit nga një numër i madh mediash, në shkurt të vitit 2015, një sistemi ndërkombëtar mashtrimi fiskal dhe pastrimi parash të realizuar nga banka britanike HSBC nëpërmjet Zvicrës.
Termi Swiss Leaks, ju vu në ngjashmëri me modelin WikiLeaks apo Luxleaks. Bëhet fjalë për një seri dokumentash të publikuara nga Hervé Falciani, një ish-informaticien i HSBC mbi një listë prej më shumë se 100000 klientësh dhe 20000 shoqëri offshore të cilët kishin llogari të fshehura prej dhjetëra miliarda dollarësh në Zvicër në bankën HSBC duke ju shmangur detyrimeve fiskale dhe deklarimit të burimit të të ardhurave në vendet e tyre.
Sipas dokumenteve të publikuara, bëhet fjalë për më shumë se 180 miliard euro, të tranzituara nëpërmjet Gjenevës në 188 vende të ndryshme, në llogaritë e këtyre klientëve e shoqërive offshore.
Për më tepër, banka HSBC i kishte ndihmuar këta klientë që të “legalizonin dhe pastronin” situatën e tyre financiare. Banka HSBC u akuzua për “bashkëpunim në pastrimin e parave të pista e ilegale, si shkaktare e mashtrimeve të mëdha fiskale dhe bashkëpunim në veprime monetare ilegale”.

“Panama papers” (2016)
Në vitin 2016, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë dhe media nga 76 vende të botës patën akses në një masë të madhe informacioni të panjohur që hidhte dritë mbi financat e errëta të 214000 shoqërive offshore dhe parajsave fiskale. 11.5 milion dokumente të periudhës 1977-2015, të ardhura nga arkivat e kabinetit të avokatit panamez Mossack Fonseca, i specializuar në menaxhimin e shoqërive offshore.
Ky informacion konsiderohet si zbardhja dhe transparenca më e madhe e informacioneve mbi offshoret të realizuara ndonjëherë. Emri “Panama Papers” u bë në referencë të “Pentagon Papers” në periudhën e luftës në Vietnam, emër që ju dha një dosje sekrete prej 7000 faqesh e publikuar në vitin 1971 nga Neë York Times dhe një sërë gazetash të tjera amerikane.
Ndërkohë, dokumentet kompromentuese të “Panama Papers” u bënë publike nga një njeri i panjohur me pseudonimin John Doe, duke nxjerrë në dritë informacione tepër të rezervuara të periudhës 1970-2015.
“Panama papers” nxori në dritë faktin se mijëra miliarderë, kryetarë shteteshe e partish të rëndësishme, figura të famshme të artit dhe sportit, personalitete të shquar botërore, industrialist e bankierë, etj., kishin transferuar e fshehur në shoqëritë offshore me dhjetëra miliarda dollarë në mënëyrë që ti shpëtonin detyrimeve fiskale në vendet e tyre dhe njëkohësisht të fshihnin burimin e krijimit të këtyre shumave marramendëse parash.
Presidentë apo kryeministra të gjashtë vendeve të rëndësishme – Argjentina, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Islanda, Britania e Madhe, Ukraina – gjendeshin të përfshira direkt në këtë skandal, ndërkohë që zyrtarë të lartë apo bashkëpunëtorë të afërt me kryeministra e presidentë të më shumë se 40 vendeve të botës – Kina, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Brazili, Franca, India, Meksika, Malajzia, Pakistani, Rusia, Siria, Maroku, Zvicra, etj. – ishin të përfshirë gjerësisht në këto parajsa fiskale.
Ky skandal zbuloi rolin e mjaft bankave, bashkëpunëtore në këtë proces, dobësitë e legjislacioneve nacionale e ndërkombëtare në evidentimin e shoqërive offshore, etj.

Lexo edhe :  Çfarë është qumështi i bletës, si ta përdorim dhe cilat janë përfitimet shëndetësore

”Paradise papers” (nëntor 2017)
Bëhet fjalë për zbulimin e mbi 13.5 milion dokumenteve konfidenciale të dala Consortium International des Journalistes D’investigation dhe kabineti i avokatëve Appleby të cilat përmbanin informacione mjaft të specifikuara mbi shoqëritë offshore. Midis tyre gjendeshin një numër mjaft i madh shumëkombëshesh dhe personalitetesh politike e shoqërore të shumë vendeve të botës.
“Paradise papers” zbuloi para botës një seri skandalesh të lidhura me botën e fshehtë të parajsave fiskale, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Sipas llogaritjeve të bëra nga ekonomisti francez Gabriel Zucman, “optimizimet fiskale” të zbuluara në kuadrin e “Paradise papers” përfaqësojnë mbi 350 miliard euro humbje fiskale për vendet e origjinës së këtyre parave.
Vetëm në BE humbja fiskale llogaritej në 120 miliard euro. Në momentin që gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung mori dokumentet e “Paradise Papers” nëpërmjet një burimi anonim, ajo i ndau menjëherë ato me Consortium International des Journalistes D’investigation, me qendër në Washington.
Ky dokumentacion u publikua për herë të parë më 5 nëntor 2017 si efekt i një bashkëpunimi ndërmjet 381 gazetarësh që punonin për 96 media në 67 vende të botës.
“Paradise papers” konsistonte në 3 grupe të mëdha dokumentesh: 6.8 milion dokumente të brendshme të periudhës 1950-2016 të kabinetit të avokatëve Appleby dhe spin-off Estera të shpërndara në 10 parajsa fiskale, në të cilat figuronin emrat e 120000 personave e bizneseve, si dhe dokumenta për 25000 biznese offshore; 6.2 milion dokumente të regjistrave konfidencialë të 19 parajsave fiskale; 566000 dokumente të rezervuara të kabinetit Asiaciti Trust me bazë në Singapor.

Skandali “Malta Files” (janar 2017)
Eshtë skandali financiar i zbuluar nga publikimi i disa qindra mijëra dokumenteve zyrtare që tregonin politikat e Maltës për të organizuar evazion fiskal në gjirin e BE-së. Në momentin e shpërthimit të skandalit të “Panama Papers”, gruaja e kryeministrit të Maltës, Joseph Muscat dhe shefi i kabinetit të tij, u identifikuan si zotërues të disa shoqërivefasadë në Panama.
Në 11 janar 2017, kur Malta mori presidencën e Këshillit të BEsë, në Parlamentin Evropian u bë publik një raport që akuzonte Maltën si “parajsë fiskale”. Malta e përdori qënien e saj si anëtare e BE për të strehuar fiskalisht në kushte jashtëzakonisht të favorshme e të jashtëligjshme kompani të mëdha evropiane dhe klientë privatë të pasur, duke i krijuar atyre mundësi që të shmangnin detyrimet fiskale në vendet e tyre.
Skandali “Malta Files” u bë publik në maj 2017 si pasojë e investigimeve të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë. Transparenca e këtyre dokumentave evidentoi qartë praktikat e evazionit fiskal të aplikuara nga Malta, duke e shndërruar atë në një parajsë të fshehur fiskale në gjirin e BE-së.

“Pandora papers”(2021)

Vetëm 5 vite mbas skandalit “Panama papers”, mbi 12 milionë dokumente të rezervuara dhe të mbrojtura që të mos bëhen transparente të bazuara në parajsat fiskale dhe aktivitetin e kompanive offshore ose shoqërive ekran dolën në dritë falë një investigimi të ri të një grupi të madh dhe mjaft të angazhuar gazetarësh investigativë, përfshirë këtu dhe mjaft nga mediat më prestigjoze të botës.
35 kryetarë shtetesh e qeverish, politikanë të rëndësishëm nga mbi 90 vende të botës, parlamentarë, biznesmenë CEO korporatash, gjeneralë, menaxherë publikë e bankierë, figura të sportit dhe artit – nga Mbreti i Jordanisë, Presidenti i Ukrainës, ish-Kryeministri britanik Tony Blair, Presidentë të vendeve si Kili, Kenia, Ekutori, ministri Hollandez i ekonomisë, diktatorë afrikanë, sheikë arabë, oligarkë rusë, personalitete e figura të shquara të artit e sportit si Julio Iglesias, Claudia Cchiffer, Carlo Anceloti, Bep Guardiola, bosë të fuqishëm mafiozë, pastruesh të fuqishëm parash, etj., po përballen me “hapjen e letrave” të transaksioneve të dyshimta financiare të tyre.
Investigimi i kordinuar nga International Consortium of Investigative Journalists, u quajt “Pandora papers” sepse zbuloi një kuti helmi me përpasa botërore. Mbi 12 milion dokumente me emrat e 29 mijë përfituesve në shoqëritë offshore, deri në këto momente krejtësisht të panjohura. Nga Washington Post, Le monde, Bbc, El Pais, Espresso, televizione të vendeve të ndryshme, website ruse, amerikano jugore, indiane, australiane, afrikane, europiane, gazetarë investigativë nga 117 vende të botës u angazhuan në këtë sipërrmarje gjigande të zbulimit, dokumentimit e bërjes transparente të një informacioni gjigand. “Pandora papers” konsiderohet si investigimi kolektiv më i madh në historinë e gazetarisë dhe medias.
Sipas këtyre miliona dokumente dokumenteve, spikasin shembuj mjaft pikantë : Mbreti i Jordanisë Abdullah II rezulton të ketë blerë vila e terrene në SHBA e Londër për më shumë se 100 milionë euro nëpërmjet offshore personale; në Europë, Andrej Babis që drejton një qeveri populiste të djathtë ka përdorur një shoqëri ekran të ishujve Virxhin britanikë për të blerë një vilë prej 22 milion euro në Costa Azzurra; ministri hollandez i ekonomisë, Wopke Hoekstra që vlerësohet si një figurë politike që mbron rigorozitetin financiar, figuron aksioner në një shoqëri offshore që kontrollohet nga gjigandi bankar hollandez Abn-MRO; në Rusi, patatja më e nxehtë është rasti i Svetllana Krivonogikh, që sipas shumë mediave është mikja dhe e “përkedhelura e Putin” që me ndihmën e kompanive offshore ka blerë një shtëpi me vlerë 3 milon e 600 mijë dollarë në Principatën e Monakos; Claudia Shiffer, Shakira, Elton John, Carlo Anceloti, Bep Guardiaola, Julio Iglesias, etj., kanë realizuar mjaft transaksione të dyshimta në parajsën fiskale në Ishujt Virxhin britanikë.

Të fundit

“Ka ende shumë projekte”/ Rama: Tirana do të jetë kryeqyteti europian i të gjithë rajonit

Kryeministri Edi Rama  i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në kryeqytet, foli për Tiranën dhe transformimin e saj. Gjatë fjalës...

Ja kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 Korriku 2024

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror...

Gaz Bardhi deklaratë urgjente, paralajmëron lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka njoftuar sot një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp. Ai pritet të dalë para mediave rreth orës...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Ish-ministri është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit...

“Je Papote”: Shqipëria magjeps me bregdetin dhe kulturën e pasur mesdhetare

Shqipëria është një vend i vogël, i cili ndodhet në veri të Greqisë, përballë Italisë jugore dhe në jug të Kroacisë, sipas një artikulli...

Lajme të tjera

Web TV