Skandali “Pandora Papers”, SPAK nis hetimet për shqiptarët e përfshirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka nisur hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e “Pandora Papers”.

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmetaj ka bërë me dije se ka marrë një telefonatë nga kreu i SPAK Arben Kraja, të cilit i ka dhënë kontakte me rrjetin e gazetarëve që hetuan të dhënat. Nga dokumentet u zbulua se në mesin e politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore, është edhe një politikan shqiptar. Sipas të dhënave të “Pandora Papers” janë edhe 13 kompani offshore, ku përfitues të fitimeve janë shqiptarë, edhe pse kompanitë nuk janë në emër të tyre.

Pak ditë më parë është zbuluar emri i një biznesmeni shqiptar që ka transferuar miliona euro për një kompani ‘offshore’ të konsulencës. Dokumentet e publikuara zbuluan se kompania boshnjake, e cila ndërtoi linjën e interkonjeksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, i pagoi miliona euro një firme të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe, e drejtuar nga një biznesmen shqiptar. Kompania kishte firmosur një kontratë prej 29 milionë euro me OST në Shqipëri në prill të vitit 2014 për të ndërtuar pjesën e linjës që shtrihej në Shqipëri, e cila mbaroi në mes të vitit 2016. Dokumentet zbulojnë se një firmë e vogël konsulence e regjistruar në Emiratet e Bashkuara Arabe një muaj më parë, ka marrë nga kompania boshnjake një shifër prej 3.6 milionë eurosh.

Panora Papers zbuloi se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore. Dokumentat e ekzaminuara tregojnë shtrirjen, në të cilën operacionet sekrete offshore kanë prekur politikat financiare globale. Investigimi i publikuar më 3 tetor ka zbuluar, se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.

Lexo edhe :  Dolën në përgjimet e “SKY ECC”, zyrtarë të lartë policie arrestohen në Bosnje

Para Shqipërisë edhe shumë shtete të tjera kanë nisur hetime mbi aktivitetet financiare të disa prej zyrtarëve të tyre të përfshirë. Ndër to në hetim janë zyrtarët në Pakistan, Meksikë, Spanjë, Brazil, Sri Lanka, Australi dhe Panama. Dokumentat zbuluan sesi miliarderët, politikanët dhe kriminelët shfrytëzojnë një sistem financiar në hije që mbulon shmangien e taksave dhe pastrimin e parave.

Të fundit

EMRAT/ Dalin fituesit për gradat në Policinë e Shtetit

Ka përfunduar procesi i tre fazave të testimit për gradat në Policinë e Shtetit dhe të gjithë aplikantët janë...

“O palaço…”/ Meta hipën mbi SPAK, video që po bën xhiron e rrjeti

Ngjitja e Ilir Metës nëpër hekura dhe sharjet e tij në adresë të SPAK duket se janë marrë me sportivitet nga të gjithë. Këtë herë...

“25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë”

Nga Namir Lapardhaja Si argument kryesor, shkrimi i Doktorit kishte faktin se “vota e lirë e shqiptarëve u dhunua para se të hidhej në kuti...”,...

Se me cilin më ngjan ky stil i gazetarit italian!

Nga Frrok Çupi Me Berishën, kur ishte në pushtet, e di se ka ndarë ca para, nja 250 mijë euro edhe para syve të mi,...

Zbulohet shkresa e plotë, SPAK nxjerr blof Gaz Bardhin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës që akuzonte kreun e grupit parlamentar demokrat Gazment...

Lajme të tjera

Web TV