Bllokohet përkohësisht ligji për abortin në Teksas, gjyqtari: Grave u është ndaluar të kontrollojnë jetët e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gjyqtar amerikan ka bllokuar përkohësisht ligjin e ri kontrovers në Teksas, që ua ndalon abortin grave. Gjyqtari, Robert Pitman ka kërkuar nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden për ta penguar zbatimin e ligjit, derisa është duke u sfiduar ligjshmëria e tij.

Ligji është miratuar nga politikanët republikanë në Teksas. Shtëpia e Bardhë e ka konsideruar këtë vendim si të rëndësishëm për kthim të të drejtave kushtetuese të grave.

Gjyqtari Pitman, nga Austin, e ka shkruar një dokument prej 113 faqeve, duke thënë se nga momenti kur ka hyrë ligji në fuqi, më 1 shtator, “grave u është ndaluar paligjshëm që të kontrollojnë jetët e tyre, sipas asaj që është e paraparë me kushtetutë”.

Një numër i klinikave në Teksas, kanë thënë se janë duke bërë plane për të rikthyer abortet “sa më shpejt që është e mundur”. Grupet kundër abortit, në anën tjetër, kanë akuzuar gjyqtarët për “ushqim të industrisë së abortit”.

 

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar ligjin si “sulm të pashembullt” ndaj të drejtave të grave, mirëpo guvernatori i Teksasit, Greg Abbott e ka mbrojtur atë duke thënë se “liria më e madhe është vetë jeta”.

Administrata e Bidenit ka nisur veprime ligjore kundër këtij vendimi pasi Gjykata Supreme – me shumicë konservatore – nuk ia ka ndaluar Teksasit zbatimin e ligjit.

Të fundit

Borrell: Jemi në prag të një lufte rajonale në Lindjen e Mesme

Sipas një raporti të Associated Press (AP), shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se regjimi...

Po kalonte rrugën, makina hedh në erë këmbësorin në kryeqytet (Video)

Një aksident ka ndodhur sot në unazën e madhe të Tiranës, konkretisht, pranë zonës së liqenit. Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i plagosur rendë...

“Prisja më shumë nga Rikja”/ Habit Spartak Ngjela, zbulon fituesin e “Big Brother Vip”

Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne spektaklit dhe show-bizz. Teksa ishte i...

Spiropali-Berishës dhe Metës: Hani thana, ndaj Altin Dumanit dhe SPAK

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Elisa Spiropali, ka shënjestruar ish-kryeministrin Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo u shpreh se të dy këta politikanë,...

“Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë”/ Sula: Ky s’është parlament, por..

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend tha se Kuvendi është kthyer në një shtojcë të Republikës Kryeministrore. “Kjo që...

Lajme të tjera

Web TV