Inskenoi vdekjen në Shqipëri, biznesmeni italian Davide Pecorelli nën hetim për vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili u gjet në ishullin Montecristo 9 muaj pasi u raportua i zhdukur, ku edhe u zbulua se të gjithë ngjarjen me djegien e makinës dhe eshtrat brenda në qytetin e Pukës në Shqipëri, e kishte inskenuar vetë, është nën hetim për vjedhje mallrash.

Lajmi bëhet sot i ditur nga mediat italiane, ndërsa shtojnë, referuar zyrës së prokurorit të Grosetos, se biznesmeni pecorelli e kishte gjetur thesarin me të vërtetë dhe kishte arritur në një mënyrë që të ishte në zotërim të tij.

“Unë isha duke kërkuar për thesarin e Kontit”, tha Davide Pecorelli, 45 vjeç, sipërmarrës dhe ish-gjyqtar futbolli në Arezzo. Dhe duket se ka pasur një të vërtetë në këtë histori.

Kundër sipërmarrësit “të zhdukur”, siç shkruan gazeta italiane “La Nazione”, është bërë një kallëzim penal me akuzën e vjedhjes së mallrave.

 

 

Kryevepra e Dumas

Thesari i Kontit të Montecristos nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedhash ari që datojnë në shekullin e pestë pas Krishtit dhe që u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamilianos në Sovana, një vend magjepsës i pasur me gjetje etruske në provincën e Grossetos.

Legjenda thotë se ato monedha të Mamilianos, të cilat zbarkuan në Montecristo, ishin thesari i famshëm i Kontit, i treguar në kryeveprën e Aleksandër Dumas.

Ato u prezantuan rreth dhjetë vjet më parë së bashku me muzeun që i strehoi dhe vjedhja ishte një humbje shumë e dhimbshme për Sovanën (qytezë) e vogël.

“Po, gjeta dy arka me monedha ari”

Davide Pecorelli, i cili tashmë është nën hetim nga gjyqësori në gjendje të lirë me akuzën e mashtrimit, nuk e ka mohuar se i ka gjetur monedhat. “Po, gjeta dy arka me monedha ari, por nuk i mora në zotërim dhe prandaj jam i qetë, sepse nuk kam asgjë për t’u frikësuar, – shpjegoi ai. – Thesari është në vendin që i tregova prokurorit, ata dinë gjithçka, ata gjithashtu kanë harta të hollësishme të vendeve ku kam qenë në kërkimet e mia ato ditë, kur arrita në ishull.”

Lexo edhe :  Rita Ora flet për historitë e kaluara të dashurisë: Kam qenë e palumtur

Prokurori i Grossetos, në një dhomë hoteli në ishullin Giglio, ku banonte sipërmarrësi, gjeti rreth njëzet emra në një letër fotografike me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnore dhe një çelës me pllakën, ku shkruhej “garazh Porto Santo Stefano”.

Të fundit

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Ushqimet që duhet të hani nëse doni që të zgjasni më shumë në shtrat

Përtej “komës ushqimore” kur hani shumë dhe ndiheni super të fryrë, ose kur keni atë ndjesinë e stomakut plot, duket se ka disa ushqime...

Lajme të tjera

Web TV