Kishte probleme me dritat/ Inxhinieri fundos shqiptarin në Angli, njoftoi policinë pasi zbuloi kanabisin

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Një inxhinier ka zbuluar një fermë kanabisi në Coventry, në Britani, teksa ka shkuar aty që të rregullonte rrjetin elektrik. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë, pasi ka zbuluar që banesa përdorej si fabrikë për prodhimin e kanabisit.

Pas informacionit të marrë, policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe arrestoi një 20-vjeçar shqiptar, i cili ishte fshehur pas derës së tualetit. Eduart Shuli u arrestua dhe pas hetimit u deklarua fajtor dhe u dënua me 26 muaj burg, për prodhimin e kanabisit.

Në dy dhoma gjumi dhe papafingo kishte gjithsej 124 bimë kanabis të cilat, nëse do të hidheshin në treg do kapnin një vlerën më shumë se 100,000 paund. Kur u mor në pyetje ai tha se një miku i tij e kishte marrë për të punuar si kopshtar për rritjen e kanabisit.

Ai tha se i ishte thënë se do të bënte para të mjaftueshme brenda pak muajsh dhe do të kthehej sërish në Shqipëri. Madje shoku i tij i kishte paguar edhe rrugën prej 5000 paundësh. Shuli insistoi se ai ishte vetëm punëtor dhe jo pronari, por ai u dënua në përfundim pasi sipas gjykatës kishte rol domethënës.


Të fundit

Kishte probleme me dritat/ Inxhinieri fundos shqiptarin në Angli, njoftoi policinë pasi zbuloi kanabisin

Një inxhinier ka zbuluar një fermë kanabisi në Coventry, në Britani, teksa ka shkuar aty që të rregullonte rrjetin...

Babai lejon djalin 2-vjeçar të luajë me gjarprin 3 metra (Video)

Matt Wright është një dashamirës i zvarranikëve, e sidomos gjarpërinjve. Ai ka famë të gjerë në Australi dhe për shkak të emisionit që drejton...

Rudina Dembacaj poston foto nga dasma, me vajzën e saj dhe fëmijët e Mark Frrokut

Rudina Dembacaj ka bërë publike fotografitë nga martesa me Mark Frrokun. Rëndësi të madhe i ka dhënë falenderimeve për fustanin që e kishte të...

Fitoi çmimin Nobel për letërsi/ Emocionon fjalimi i shkrimtarit: Gjyshërit e mi analfabetë, njerëzit më të mençur në botë

Më 10 dhjetor 1998, shkrimtari portugez José Saramago mori Çmimin Nobel për letërsi. Me këtë rast ai mbajti një fjalim të mrekullueshëm para Akademisë...

“Klubi më i pasur në botë”/ Sheikët e Arabisë Suadite blejnë skuadrën angleze

Konfirmohet blerja e klubit të Newcastle United nga sheikët e Arabisë për shumën e 300 milion funteve. Marrëveshja është vulosur nga Premier League, duke i...

Lajme të tjera

Web TV