Publikohet pasuria e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Pasuria e tij ka kaluar në filtër në Vetting, nga e cila ka rezultuar se nuk ka fshehje të pasurisë dhe ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë.
Nano ka deklaruar 2 apartamente, para cash në banesë në vlerën e 1.5 mln lekësh, 2 makina, por ka edhe kredi.