Bleu kështjellën më të shtrenjtë dhe pikturën e rrallë të Leonardo da Vinçit, ja pasuria e princit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Princi i kurorës, Bin Salman, është i biri i mbretit të Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz Al Saud, familja e të cilit thuhet se ka një pasuri rreth 1 trilion paund.

34-vjeçari njihet për shpenzimet e çmendura dhe jetën mes luksit. Ai nuk ka kursyer të paguajë qindra miliona për një jaht, ndërkohë që krenohet edhe me shtëpinë më të shtrenjtë në botë. Sigurisht që në botën e tij përfshihen edhe miqësi me njerëzit më të rëndësishëm të globit.

SHTËPIA – Në 2015-ën, bota mbeti gojëhapur kur një blerës anonim investoi 230 milionë paund për një kështjellë në perëndim të Parisit. Në atë kohë u regjistrua si shitja më e shtrenjtë në botë. Dy vite më vonë u zbulua se blerësi ishte Bin Salman, i cili ra në dashuri me pallatin “Luigji XIV” (50 mijë metra katrorë) gjatë një udhëtimi pune. Pallati ka 10 dhoma gjumi, pishinë të brendshme dhe të jashtme, një librari dhe një hendek rrethuar nga një akuarium.

“SERENA” – Princi i Kurorës i pagoi 380 milionë paund manjatit rus të vodkës, Juri Shefler, për t’i blerë superjahtin e tij në vitin 2015. “Serena” është një prej anijeve më të mëdha në botë, me një gjatësi 134 metra, por kohët e fundit ajo ka pësuar një dëmtim në harkun e trupit të saj pasi u përplas me një shkëmb në Detin e Kuq.

ARTDASHËS – Në vitin 2017, dikush bleu një pikturë të rrallë të Leonardo da Vinçit për 340 milionë paund në emër të tij. Vepra e artit në fjalë ishte “Salvator Mundi”, e cila hyri në histori si shitja më e shtrenjtë në botë e një vepre arti. Lajmi u përgënjeshtrua nga ankandi i famshëm i veprave të artit “Christie” dhe sot piktura pushon në muzeun e Luvrit, në Abu Dhabi.

Lexo edhe :  Burri blen Ferrarin e ëndrrave pasi kurseu për 10 vjet, i digjet brenda një ore

SHOK I TRAMPIT – Politikisht nuk mund të shkosh më largë se Shtëpia e Bardhë. Princi i kurorës udhëton në të gjithë botën për biznes politik duke u takuar me figurat më të rëndësishme të globit. Donald Tramp u përfshi në një betejë me sauditët për zhdukjen e gazetarit Xhamal Khashogi në 2018, por te Bin Salmani, ish-presidenti i SHBA-së, gjeti një aleat, i cili i ofroi mbështetje. Ai e vizitoi presidentin e atëhershëm amerikan për të diskutuar embargon e myslimanëve ndaj vendit të tij. Pas takimit, princi tha se e konsideron Trampin një shok të vërtetë të myslimanëve në të gjithë botën.

KATËR PRINCESHA – Pavarësisht statusit të tij, Bin Salman, bën një jetë shumë të rezervuar. Thuhet se në 2008 u martua me Sarah bint Mashhor, e njohur si “Princesha Barbi” dhe ka 4 fëmijë me të. Por ai nuk e merr kurrë me vete në udhëtimet e punës. “Dua që fëmijët e mi të jetojnë një jetë shumë normale, larg projektorëve, presioneve politike dhe vëmendjes”, tha ai gjatë një konference me presidentin e Francës, Emanuel Makron, në prill 2018. Lajmet në Arabinë Saudite flasin se ai ka katër gra, megjithatë kjo nuk është konfirmuar kurrë.

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV