Nikolla takim me gazetarët: Do të jeni të pranishëm në sallën e Kuvendit, komunikimi do bëhet transparent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një takim për herë të parë me gazetarët, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla, premtoi transparencë dhe garantoi rikthimin e tyre në sallën e parlamentit, gati 2 vjet pas shpalljes së pandemisë. Kryeparlamentarja theksoi se do të bashkëpunojë me opozitën për ligjet e rëndësishme.

“Gazetarët do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit. Kamerat do të lejohen me një minutazh të caktuar. Gazetarët do të jenë dhe në seancat plenare. Kjo çështje do të diskutohet dhe në Komisionet e Ligjeve. Komunikimi do të bëhet transparent dhe i hapur”, tha Nikolla.

Gjatë takimit të saj të parë me përfaqësues të medias, Nikolla iu referua rregullores së kuvendit për t’iu përgjigjur interesimit lidhur me rolin e Berishës në Kuvend i cili ndonëse u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, u deklarua se është pjesë e tij.

“Do të ketë vetëm referencën që ndiqet me rregulloren e Kuvendit, e cila në nenin 15, pika 5 thotë që çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Janë kryetarët e Grupeve Parlamentare të cilët bëjnë listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha”, vijoi ajo.

Nikolla u ndal edhe te ndryshimet kushtetuese mbi zgjatjen e afateve të vettingut.

“Kjo është kërkesë që vjen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. S’po jap afate, por kam gatishmëri për të vepruar me opozitën. Në informacionet që unë kam, në një prej ekraneve televizive është shprehur se dhe opozita është e gatshme për të bashkëpunuar”, tha ndër të tjera kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Të fundit

Nëse keni probleme me gjumin, ju mund të vuani nga këto 5 çrregullime

A e keni vënë re sesa keq ndiheni të nesërmen, pasi keni fjetur keq një natë më parë? Djersë...

“3 fakte qesharake”/ Luarasi-Bardhit: Do të të kisha ngelur në klasë

Akuzat e kreut të PD Gazment Bardhi ndaj vëllait të kryeministrit Olsi Rama kanë ngjallur debat  në studion e “Opinion” në Tv Klan. 3 elementë...

“Në Tiranë, 40% e trafikut shkaktohet nga…”/Shefi i qarkullimit zbulon shkaqet e kaosit

Rreth 40% e trafikut në Tiranë krijohet nga parkimet e gabuara në rrugë. Kështu u shpreh, shefi i qarkullimit rrugor, Besmir Qibni në një...

Përpjekjet për të justifikuar ‘marrëveshjen’ që shuajti revolucionin

Nga Mero Baze Për të identifikuar personat të cilët donin të fitonin besimin tek Berisha kur ai po përpiqej të rikthej në pushtet në vitet...

Ledjona tregon për të atin pas daljes nga “BBV3”: Ka pasur probleme shëndetësore

Në një intervistë të dhënë në “Ftesë në 5”, Ledjona ka folur për herë të parë për familjen e saj dhe mënyrën sesi ata...

Lajme të tjera

Web TV