Po sikur të mos jemi civilizimi i parë i përparuar në Tokë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Cody Cottier

 

Në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët e tokës, midis tyre edhe Gavin Shmid, u mahnitën nga zbulimi i një segmenti gjeologjik 56 milionë vjeçar i njohur si Makimumi Termik i Paleocen-Eocenit (PETM). Ajo që i intrigoi më shumë ekspertët ishte ngjashmëria e tij me kohën tonë: Nivelet e karbonit ishin të larta, temperaturat po ashtu, teksa ekosistemet u shfarosën. Ekspertët u përpoqën të imagjinonin se cilat procese natyrore mund të kishin shkaktuar një ngrohje globale aq të madhe. Në darkat që patën midis tyre ata bënë spekulime më pak konvencionale. Gjatë njërës prej tyre, Shmid, sot drejtor i Institutit Godard për Studimet Hapësinore në NASA, nuk mundi t’i rezistonte krahasimit. Nëse ndryshimi modern i klimës – pa asnjë dyshim produkt i industrisë njerëzore – dhe PETM janë aq të ngjashme, mendoi ai: “A nuk do të ishte qesharake nëse edhe para shumë kohësh të ketë qenë i njëjti shkak?”. Kolegët e tij u magjepsën nga kjo hipotezë. Një rracë e lashtë inteligjente që përdorte lëndë djegëse fosile? Lemurët? “Por, askush nuk e mori seriozisht atë”- thotë Shmid.

Derisa, gati dy dekada më vonë, ai e mori vetë seriozisht. Një ditë në vitin 2017, Shmid priti në një vizitë Adam Frenk, astrofizikant i Universitetit të Roçesterit. Ai e pyeti këtë të fundit nëse qytetërimet në planetët e tjerë do të ndryshonin në mënyrë të pashmangshme klimën e tyre ashtu si tek ne këtu në Tokë. Frenk priste që teza e tij e alienëve të dikurshëm që kanë populluar planetin tonë të rezultonte si e çuditshme për kolegun. Por u befasua kur Shmid e ndërpreu me një ide edhe më të çuditshme, atë që ai e kishte sjellë nëpër mend prej vitesh: “Çfarë të bën kaq të sigurt, sa të thuash që ne jemi qytetërimi i parë në këtë planet?”. Një gjë që kanë të përbashkët pothuajse të gjitha krijimet njerëzore është se në aspektin gjeologjik, ato do të zhduken brenda një kohe të shkurtër. Piramidat, trotuaret, tempujt etj, do të varrosen së shpejti nën pluhurin e harresës apo do të shpërbëhen në pluhur nën pllakat tektonike të zhvendosura.

Sitet më të vjetra të gjurmëve të species sonë gjenden në Shkretëtirën Negev në Izraelin Jugor, dhe datojnë vetëm 1.8 milionë vjet më parë. Sapo të zhdukemi ne, Tokës nuk do t’i duhet shumë kohë për të fshirë ato çka ka ndërtuar qytetërimi njerëzor mbi sipërfaqen e saj. Dhe të dhënat fosile janë aq sporadike saqë një specie jetëshkurtër si ne (të paktën deri më tani) nuk mund të gjejë kurrë vend në të. Atëherë, si do ta dinin vëzhguesit në të ardhmen e largët se ne kemi qenë dikur këtu? Nëse dëshmia e drejtpërdrejtë e ekzistencës sonë është e destinuar të harrohet, a do të mbetet ndonjë gjë që të vërtetojë ekzistencën tonë? “Ne e shohim të kaluarën e Tokës si të ishte një botë tjetër”- thotë ai. Në pamje të parëparë përgjigja duket e qartë. Me siguri do ta dinim nëse një specie tjetër do të kishte kolonizuar globin siç bëri Homo sapiens.

Apo jo? Marrin analogjinë, kur e gjithë historia e planetit është e ngjeshur në një ditë të vetme: Jeta komplekse u shfaq rreth 3 orë më parë; epoka industriale ka zgjatur vetëm disa të mijtat e sekondës. Duke pasur parasysh sesa shpejt po e bëjmë shtëpinë tonë të pabanueshme, disa studiues mendojnë se jetëgjatësia mesatare e qytetërimeve të përparuara, mund të jetë vetëm disa shekullore. Nëse është e vërtetë, disa qindra miliona vitet e fundit mund të fshehin shumë periudha industriale. Disa muaj pas asaj bisede, Frenk dhe Shmid krijuan atë që duket të jetë përgjigja e parë e plotë shkencore ndaj mundësisë së një qytetërimi para-njerëzor në Tokë. Edhe fanta-shkenca e ka lënë kryesisht pas dore këtë ide. Një episod i viteve 1970 i serialit “Doctor Who”, flet për disa zvarranikë inteligjentë, që zgjohen nga testet bërthamore pas 400 milionë vitesh gjumë letargjik. Në nderim të skenaristëve të kësaj hipotezë, shkencëtarët e quajtën atë “hipoteza Siluriane” . Të dy shkencëtarët nxitojnë të shpjegojnë se ata nuk e besojnë realisht këtë hipotezë. Pasi për ta nuk ka as provat më të vogla. “Gjithsesi ajo mbetet një pyetje e rëndësishme dhe meriton një përgjigje të menduar. Për më tepër, ne nuk mund ta dimë derisa të shohim prova të tilla, dhe nuk mund t`i shohim derisa të dimë se çfarë të kërkojmë”- shprehet Frenk.

Lexo edhe :  Pse Berishën po e bezdis heroizimi i “penxheres” së tij

Për të parë se çfarë gjurmësh mund të lërë një civilizim industrial, ne duhet t’ia fillojnë me të vetmen shenjë për të cilën jemi të vetëdijshëm. Shenja jonë në dukje e pashlyeshme në këtë planet një ditë do të reduktohet vetëm në një shtresë të hollë shkëmbore, e përbërë nga materialet eklektike me të cilat kemi ndërtuar botën njerëzore. “Ato do të përbëjnë vulën tonë teknologjike, gjurmën unike që shoqëron çdo specie teknologjike. Për shembull, sedimenti nga epoka jonë aktuale gjeologjike, Antropoceni, ka të ngjarë të përmbajë sasi jonormale të azotit nga plehrat, dhe elementë të rrallë të tokës nga elektronika. Por ajo mund të strehojë edhe substancave që nuk gjenden natyrshëm në Tokë si klorofluorokarbonet, plastikat dhe steroidet e prodhuara. Sigurisht, nuk ka asnjë arsye që çdo qytetërim duhet të shpaloset në të njëjtën mënyrë. Disa nuk mund të përfitojnë kurrë nga plastika. Por gjithsesi, ato duhet të kenë disa veçori universale. Shmid vëren se edhe alienët nuk mund të shkelin ligjet e fizikës:“A ka nevojë për energji çdo specie teknologjike? Po, atëherë nga vjen kjo energji?”. Ne njerëzit pushtuam planetin tonë me ndihmën e djegies së lëndëve fosile, dhe duket e arsyeshme të vë bast se format e jetës bëjnë kudo të njëjtën gjë. Është thjesht intuitive, thotë Frenk:“Ka gjithmonë biomasë, dhe asaj mund t`i vësh gjithmonë flakën”.

Për një kohë të gjatë, njerëzimi e ka bazuar industrinë tek lëndët djegëse fosile, dhe përtej pasojave klimatike, kjo do të lërë pas një gjurmë gjeologjike. Karboni gjendet në tre lloje, të quajtura izotope. Kur djegim indet e krijesave të vdekura prej kohësh, ne ndryshojmë raportin e izotopeve në atmosferë, një ndryshim i njohur si “efekti Suess”. Shkencëtarët kanë vërejtur raporte të ngjashme në ngjarje si MaksimaljaTermike e Paleocen-Eocenits, dhe nëse dikush po kërkon edhe para 50 milionë viteve, ekspert nuk duhet ta kenë problem që ta shohin atë në Antropocen. Atëherë, çfarë ndodh me PETM? A e kanë origjinën ato nga tymrat e motorëve të makinave të lashta? Nuk ka gjasa. Rritja e karbonit në atë periudhë, ishte shumë më graduale se ajo që filloi me Revolucionin tonë Industrial. E njëjta gjë vlen edhe për ngjarje të tjera të krahasueshme në të kaluarën e largët. Gjeologët nuk kanë gjetur ende asgjë aq të papritur sa Antropoceni. Kjo gjë na çon tek Paradoksi Fermi. Nëse universi është kaq i madh, me kaq shumë planetë të jetueshëm, pse nuk kemi gjetur asnjë shenjë të jetës inteligjente? Kjo ishte ajo pyetja që e hutoi fizikantin italian Enriko Fermi. Një zgjidhje është se shumë civilizime janë shfaqur, por ato bien aq shpejt saqë pak prej tyre ekzistojnë në çdo moment të caktuar. Discover Magazine

 

 

Të fundit

Ndërtuan vila me dokumente të falsifikuara, merren të pandehur 10 persona

Prokuroria e Tiranës, ka marrë të pandehur 10 persona, ndërsa ndërtimet janë sekuestruar. Dyshohet se të pandehurit kanë ndërtuar...

E keni ditur! Ja çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni djathë në mëngjes

Kush nuk e do djathin? Shqiptarët e konsumojnë shumë. Një fetë djathi e shndërron edhe sallatën apo vaktin më të mërzitshëm në një gosti...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje shiu lokale në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim...

Sa shpenzojnë shqiptarët në vit për mirëqenien e tyre?

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime në industrinë e mirëqenies, ka publikuar së fundmi raportin...

Ndryshimet klimatike mund të rrisin inflacionin

Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor...

Lajme të tjera

Web TV