Akuzohet për korrupsion, kancelari austriak jep dorëheqjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi u vu nën hetim, kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Përmes një konference për media Kurz tha se do propozonte si pasardhësin e tij  Ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg. Mirëpo, ai nuk do të largohet nga drejtimi i partisë së tij, e për rrjedhojë do ta drejtojë atë edhe në parlament.

Kurz u vu në qendër të akuzave ditët e fundit lidhur me përdorimin e parave publike gjatë fushatës zgjedhore në funksion të forcës së tij politike, e cila arriti të fitonte një tjetër mandat.

Kurz dhe Schallenberg kanë punuar bashkë te Ministria e Jashtme, ku më pas u bë vetë shef i diplomacisë në qeverinë kalimtare pas çështjes Ibiza.

Mbetet për t’u parë se si të gjelbrit do të reagojnë ndaj zgjedhjes së partisë konservatore, të cilët kishin kërkuar që Kurz të mos qëndronte më Kancelar i Austrisë.

Dy ditë më parë, prokurorët në Austri kontrolluan zyrat e Sebastian Kurz, ato të këshilltarëve të tij më të afërt dhe selinë e Partisë Konservatore në Vjenë, mes dyshimeve se kreu i ekzekutivit ka përdorur fonde qeveritare për të siguruar nja mbulim të favorshëm mediatik.

“Sebastian Kurz dhe nëntë të dyshuar të tjerë, si dhe tre organizata, janë subjekt i një hetimi për vepra të ndryshme korrupsioni në lidhje me këtë çështje”, ishte deklarata e Prokurorisë së Austrisë.

Sipas akuzave, Kurz dhe Partia e tij OVP i kanë dhënë ryshfet pronarit të gazetës Österreich, Wolfgang Fellner që të publikonte sondazhe favorizuese për kancelarin.

Prokurorët dyshojnë se anketimi është paguar me para të Ministrisë së Financave, e cila drejtohet po ashtu nga OVP.

Përfaqësuesit e Fellner thanë se hetimi mbështetej “në disa keqkuptime shumë të rënda”.

Lexo edhe :  Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, bota duhet të veprojë: kriza na kërcënon të gjithëve

Gjatë ditëve të fundit, konservatorët austriakë kishin spekuluar vazhdimisht për bastisje të mundshme të zyrave të tyre, duke i denoncuar paraprakisht si përpjekje për të dëmtuar partinë dhe kancelarin.

Të fundit

“Na duhen gra si Thatcher, jo skemaxhie dhe xheloze”/ Plas keq në familjen Meta-Kryemadhi

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vijuar edhe sulmet ndaj Monika Kryemadhit në tryezën e organizuar me...

Shembet çatia e ndërtesës në Maltë, vdes punëtori shqiptar, plagoset tjetri

Një punëtor i cili mbeti i bllokuar nën rrënoja, fatkeqësisht u gjet i vdekur. Një çati u shemb në Sliema të Maltës më herët gjatë...

Hodhën molotov ndaj Bashkisë së Tiranës, e pësojnë keq Tedi Blushi dhe Klevis Balliu

Policia ka proceduar në gjendje të lirë anëtarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushin dhe ish-deputetin, Klevis Balliu, pas protestës së djeshme (19...

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

Gjendja e ish-pilotit të Ferrarit në Formula 1 mbetet një mister për publikun pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë skijimit...

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Nga Ditmir Bushati Fundjavën e kaluar Irani ndërmorri një sulm të drejtpërdrejtë kundër Izraelit, përmes ​​qindra dronëve dhe raketave nga territori i tij, duke nxjerrë...

Lajme të tjera

Web TV