Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Hungarisë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Mbrojtje me pesë dhe dy shkatërrues në fushë që nga minuta e parë, por me shpresën te kundërsulmet e shpejta për ta befasuar Hungarinë. Trajneri e ka ndarë mendjen për Endri Çekiçin dhe Myrto Uzunin nga minuta e parë.

Reja ka lënë në stol Nedim Bajramin dhe Rei Manajn, pavarësisht se me ata nisi të bënte prova me formacionin në stërvitjet e para të javës në Durrës. Me sa duket, italiani ka kuptuar se gjendja e mesfushorit të Empolit dhe sulmuesit të Spezias nuk është më e mira.

Me kapitenin Berisha në portë, mbrojtja do të jetë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Trashin në të majtë. Tri qendrat janë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshti. Skema bëhet 5-3- 2 në momentin që kuqezinjtë mbrohen, ndërsa kur kanë topin, kthehet në 3-5-2.

Strategjia është e qartë, Shqipëria do të presë hungarezët, që sipas asaj që ka parashikuar Reja për kundërshtarët, do të hapen në kërkim të golit dhe natyrisht do të lënë hapësira mbrapa. Në këto kushte, cilësitë e Çekiçit, Uzunit dhe bomberit Cikalleshi do të shfrytëzohen maksimalisht.

 

 

Nëpërmjet një video në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit, ka zbuluar fanellat me të cilat Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Hungarisë, si dhe numrat që futbollistët do të mbajnë mbi shpinë.

Vlen të theksohet fakti se Shqipëria, do të zbresë në fushë me fanellën e tretë, atë ngjyrë gri, teksa mesfushori Nedim Bajrami, do të mbajë veshura fanellën me numrin 22, në mungesë të Amir Abrashit.


Të fundit

Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Hungarisë

Mbrojtje me pesë dhe dy shkatërrues në fushë që nga minuta e parë, por me shpresën te kundërsulmet e...

Spanjë/ Qeveria u ofron 250 euro ndihmë financiare personave nën 35 vjeç për të paguar qiranë

Qeveria spanjolle ka vendosur të ndihmojë me 250 euro në muaj të rinjtë nga mosha 18 deri në 35 vjeç, në mënyrë që të...

Kush janë 5 shqiptarët më të kërkuar në Angli

Autoritetet angleze kanë publikuar listën e personave më të kërkuar, ku mes tyre janë edhe shtetas shqiptarë. Pëër të bërë të mundur arrestimin e...

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Vuçiç: Serbët të luftojnë për të drejtat e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë për media pas një mbledhje që ka pasur me zyrtarë të partisë së tij ka folur...

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Trajleri përplas makinën, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare  Librazhd-Elbasan mbrëmjen e sotme. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Xibrrakë në një kthesë afër një...

Lajme të tjera

Web TV