Karli i Madh kurorëzohet mbret i frankëve

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Në tetorin e vitit 768, Karli i Madh kurorëzohet mbret i frankëve, dhe si komandant të ushtrisë cakton nipin e tij, Roland. 10 vjet më vonë, Rolandi do të vritej në përpjekje me forcat baske në Betejën e Roncesvallës, grykë malore në Pirenenj (mes Francës dhe Spanjës).

Por humbja nuk solli vetëm humbje, nisur nga një vështrim afatgjatë, nga i cili të gjithë mund përfitojnë ndopak; Beteja e Roncesvallës u bë pikënisja e eposit francez me poemën “Kënga e Rolandit” (La Chanson de Roland), që është vepra më e vjetër e njohur e letërsisë franceze.

Poema është një përmbledhje luftrash heroike të frankëve normanë, dhe mendohet të jetë shkruar aty nga fillimi i shekullit të 12-të, kur kishte filluar të bëhej e zakonshme që legjendat dhe ngjarjet e së kaluarës të ndërthureshin me ato të ditës, të zbukuroheshin e të këndoheshin me ndjenjë lavdie.

Në Këngën e Rolandit ka edhe vargje ku përmenden vise e toponime shqiptare, rreth disa ngjarjeve të mjegullta historike në keto troje. Për shembull, në Këngën e Rolandit, Albeigne (Albanie, Albania) përmendet si emërtim për zonat bregdetare të Shqipërisë së sotme; dhe kjo është e rëdësishme, pasi emri Albanian dokumentohet se është përdorur në vazhdimësi të dëshmisë së gjeografit Ptolemi në shekujt e parë të erës sonë kur në Gjeografinë e tij përmend fisin Albanoi që banonte në këto territore.


Të fundit

Karli i Madh kurorëzohet mbret i frankëve

Në tetorin e vitit 768, Karli i Madh kurorëzohet mbret i frankëve, dhe si komandant të ushtrisë cakton nipin...

Një lidhje e re në BB VIP?/ Shoqja e Bora Zemanit dhe ish i dashuri i saj nuk i ndahen njëri-tjetrit

Në ditët e para të qëndrimit në Big Brother, Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj janë parë shumë pranë njëri-tjetrit. Kjo ka ngjallur reagime të shumta...

Arrestimi i Thoma Gëllçit/ VOA: Shpërdorim në një tender, në pranga ish-drejtori i RTSH

Në Shqipëri, ish drejtori i Radio Televizionit publik Shqiptar (RTSH), Thoma Gëllçi u arrestua të premten, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë...

Shpalli krizën e energjisë, Rama: Sot në orën 15:00 do t’ju njoftoj masat

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ditën e sotme në orën 15: do të prezantojë planin e masave, pas shpelljes së krizës së...

Ernesto Che Guevara/ Ekzekutimi i revolucionarit të përjetshëm

Më 9 tetor 1967, një ditë pas kapjes nga forcat boliviane, revolucionari marksist Ernesto “Che” Guevara ekzekutohet për përpjekjet e tij për të nxitur...

Lajme të tjera

Web TV