“Transportuesit”/ Katër të arrestuar në Sarandë për trafik droge, sekuestrohen 9 kg kanabis

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Sarandës ka arrestuar 4 persona për trafik droge dhe ka sekuestruar 9 kg kanabis, gati për t’u trafikuar nga kufiri i gjelbër në Konispol.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Dritan Delishi, 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;
-Litavit Laçi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;
-Ylli Daci, 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;
-Flori Bardhi, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L. dhe F. B., gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur....

Rritet numri i pensionistëve më 2023, por jo përfitimet!

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave...

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën....

As Meritoni nuk do ta njihte, Ilnisa bën ndryshimin drastik në pamje (Foto)

Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të formatit ‘BBV3’, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, ka qenë tepër aktive...

A mund ta zgjidhë FMN krizën e borxhit të botës së varfër?

Tashmë janë bërë katër vjet që kur vendet e para të varfra u zhytën në dështim për shkak të shpenzimeve spirale nga shpenzimet për...

Lajme të tjera

Web TV