Premiera e “Nuk ka kohë për të vdekur” në Tiranë/ Veliaj dhe ambasadori i ri britanik si James Bond, ja VIP-at që kaluan mbi tapetin e kuq (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse sytë e shumë shqiptarëve mbrëmjen e djeshme ishin ngulitur para televizorit në “Puskas Arena”, të Budapestit aty ku Kombëtarja mori një triumf historik, në kryeqytetin tonë ishte një tjetër ekran i madh rreth të cilit u organizua një event po i tillë.

Në ambientet e kinema “Millenium”, filmi i fundit i Daniel Craig në rolin e James Bond, pati premierën e tij edhe në Tiranë.

Në një event të organizuar dhe kuruar deri në detaje që të fusnin në atmosferën e filmit më të famshëm britanik, Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ishin mikpritësit e veçantë të të ftuarve VIP, të cilët u bënë pjesë e shfaqjes premierë.

Veliaj mbajti dhe një fjalim në fillim të eventit ku tha se me premierën e këtij filmi nis edhe një “sprint” marrëdhëniesh mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

Megjithatë të gjithë ishin kuriozë për VIP-at që do të kalonin mbi tapetin e kuq, stili që kishin zgjedhur apo edhe niveli i argëtimit që do të merrnin nga kjo mbrëmje.

Ambasadorë, artistë, gazetarë, por jo vetëm. Drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë dhe ministra gjithashtu kanë marrë pjesë në premierën e filmit “007: S’ka kohë për të vdekur” që u mbajt mbrëmë në metropolin shqiptar dhe që kishte si kusht certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19.

Ajo që ra në sy menjëherë ishte se kryebashkiaku Veliaj dhe ambasadori i ri britanik i pritën të ftuarit të veshur si James Bond. Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ishte e pranishme gjithashtu me një fustan të zi dhe një shall të hedhur sipër. Kreu i SPAK Arben Kraja, kryeprokurori Olsi Çela, guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi me bashkëshorten. Artistë, këngëtarë e personazhe të shumtë VIP shqiptarë iu bashkuan eventit gjithashtu.

Lexo edhe :  Ndodh çudia/ Monedhat e huaja në rritje të fortë! Ja sa këmbehet euroja dhe dollari sot

Për më shumë hidhini një sy galerisë më poshtë:

Të fundit

Qerrata Gjekmarkaj

Nga Namir Lapardhaja Personazhe politike që nuk e dinë çfarë thonë e çfarë besojnë, ka plot. Por nënkryetar Parlamenti nuk...

Mjeku zbulon shifrat e frikshme, ja sa persona vdesin nga kanceri në Shqipëri

Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se në vendin tonë 9 persona humbin jetën nga kanceri. Sipas tij, statistikat mund të jenë më të mëdha, pasi...

Dosja ‘Sterilizimi’/ Pasi refuzoi të paguajë 10 mln lekë, Beqaj ‘ngujohet’ në SPAK…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon që të njihet me aktet e dosjes sa i takon çështjes së sterilizimit. Teksa SPAK ka bërë me...

Parku i Madh i Liqenit është më i ndriçuar se asnjëherë me llambat LED


Paralelisht me transforminin e ndriçimit të rrugëve në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka vendosur ndriçim LED edhe në Parkun e Liqenit Artificial. Të apasionuarit pas...

Bëjnë paqe? Heidi dhe Romeo puthen dhe përqafohen në oborr

Heidi dhe Romeo krijuan një romancë brenda Big Brother VIP e cila përfundoi shumë herët. Dyshja është parë çdo ditë teksa ‘e vuan’ ndarjen nga...

Lajme të tjera

Web TV