Sekuestrohet 500 kg kokainë në Dubai me vlerë 118 milionë euro, në pranga një person

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Dubait ka sekuestruar një sasi prej 500 kg kokainë, më një vlerë rreth 118 milionë euro, nëse do të hidhej treg. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Akrepi’, policia thotë se një person është arrestuar si i dyshuar, i cili ishte me precedent penal.

“Ai ka pranuar krimin dhe u referua në Prokurorinë Publike për veprime të mëtejshme ligjore,” tha policia.

Abdullah Khalifa Al Merri, Komandant i Përgjithshëm i Policisë së Dubait, e përshkroi sekuestrimin e drogës si më të madhin e këtij lloji në rajon.

“Policia e Dubait fokusohet në bashkëpunimin me departamentet e policisë botërore dhe qëndron kundër trafikut të drogës,” tha Gjeneral Lejtnant Al Merri.

Policia e Dubait u informua për një bandë ndërkombëtare që kishte arritur të kontrabandonte drogën në një port detar.

Një i dyshuar u mbajt nën vëzhgim nga Policia e Dubait para se forcat të bastisnin vendin. Drejtor i Departamentit Anti-Narkotik në Policinë e Dubait, tha se i dyshuari e kishte transferuar drogën në një emirat tjetër dhe e kishte ruajtur në një magazinë.

I dyshuari mori me qira një makinë dhe bleu mjete për të nxjerrë drogën në mënyrë që ta shiste kokainën brenda Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të fundit

Vaji i peshkut, a është zgjidhja e duhur për stresin dhe depresionin?

Ekspertët janë të mendimit se suplementët e vajit të peshkut mund të lehtësojnë simptomat e depresionit në njerëz të...

Tre shenjat e horoskopit që u japin gjithnjë para borxh miqve

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa...

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?

Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues...

Sula ngre alarmin: Ulet numri i kafshëve në Shqipëri, po mbarojnë produktet vendase

Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e...

Burgoset fansja pasi përndoqi Harry Styles, i dërgoi 8000 letra

Një grua që i dërgoi këngëtarit Harry Styles rreth 8000 letra në më pak se një muaj, është burgosur. Myra Carvalho, 35 vjeçe, mbërriti...

Lajme të tjera

Web TV