“Air Albania” pret ndeshjen me Poloninë: Ja plani i policisë për të ruajtur sigurinë

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit midis Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do zhvillohet më datë 12.10.2021, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Poloni, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, të cilat do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:
– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga Policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

 

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Lexo edhe :  Alimehmeti poston studimin spanjoll: Ky është ilaçi që parandalon vdekshmërinë nga Covid-19

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.


Të fundit

“Air Albania” pret ndeshjen me Poloninë: Ja plani i policisë për të ruajtur sigurinë

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit...

Soreca takon Çuçin: BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë në menaxhimin e migrimit

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar sot me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Sic ka njoftuar vet ambasadori Soreca, me ministrin kanë...

Kosova pritet të miratojë deri në fund të vitit ligjin për Kriptomonedhat

Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Kriptomonedhat, që krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë industri...

Çmimi Nobel në Ekonomi, ja cilët janë fituesit

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Card u njoh për...

Ndeshja me Poloninë, trajneri Reja: Mund t’ia dalim për ëndrrën

Trajneri Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Poloninë. Kapiteni Berisha ka nënvizuar se...

Lajme të tjera

Web TV