Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore/ PS nuk do të votojë ‘Bechettin’, ja vendimi për dy të tjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste duket se ka arritur në një vendim sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becchetti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.

Për Partinë Socialiste ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen “Becchetti” bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit.

“Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.

Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor”, tha në një prononcim për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Të fundit

Protesta e Rithemelimit në Bashkinë e Tiranës, reagon OSBE: Dënojmë aktet e dhunës

Në lidhje me protestën e sotme (19 prill) të opozitës para Bashkisë së Tiranës, ka reaguar edhe Prezenca e...

“Ka lindur për televizion”, menaxheri italian zbulon “të pathënat” e jetës së Heidit

Në një lidhje direkte mëngjesin e sotëm në “wake Up” ka qenë menaxheri italian i Heidit Daniele Fortuzzi i cili ka folur më shumë...

Ushqehemi me importe, rritje me 70% e frutave e zarzavateve në 3-mujor

Tani kur sezoni i parë i serrave në vendin tonë është në kulmin e tij, tregu vendas po furnizohet në masë nga importet. Të dhënat...

Molotovopartia

Nga Artur Ajazi Sërish me molotov. Sërish me dhunë, sërish me provokime, me parrulla dhe presione ndaj uniformave të shtetit, ndaj institucioneve, ndaj organeve të...

Protesta e Rithemelimit pranë Bashkisë, reagon Ambasada Amerikane: Dënojmë aktet e dhunës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar aktet e dhunshme të kryera nga opozita gjatë protestës së kësaj të premteje. Ajo...

Lajme të tjera

Web TV