Kosova pritet të miratojë deri në fund të vitit ligjin për Kriptomonedhat

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Kriptomonedhat, që krijon bazë ligjore të përshtatshme për këtë industri të re në treg.

Komisioni parlamentar për Ekonomi, i cili ka nis iniciativën ligjore në korrik të këtij viti, ka kaluar fazën e parë të hartimit.

Në anën tjetër edhe Banka Qendrore e Kosovës (BQK), kërkon që kjo industri për përfitime financiare, e cila operon jashtëligjshëm në Kosovë, të rregullohet një herë e përgjithmonë.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka thënë për median kosovare ‘KosovaPress’ se kanë kryer një hulumtim nga instancat profesionale të Kuvendit të Kosovës me qëllimi, siç thotë ai për të rregulluar këtë sektor i cili është jashtë kontrollit të shtetit.

Shala ka thënë se baza kryesore e kësaj industrie ilegale është në veri të Kosovës, çka sipas tij i ka shtyrë në përshpejtimin e krijimit të ligjit në fjalë. Përdorimi i kriptovalutës është një fenomen i njohur në Kosovës, sidomos nga të rinjtë. Me gjithë rënien dhe ngritjen e vlerës monetare, qarkullimi i parave virtuale, nuk është i rregulluar me kornizën e Bankës Qendrore të Kosovës.

 


Të fundit

Kosova pritet të miratojë deri në fund të vitit ligjin për Kriptomonedhat

Deri në fund të vitit pritet që Kuvendi i Kosovës të miratojë Ligjin për Kriptomonedhat, që krijon bazë ligjore...

Çmimi Nobel në Ekonomi, ja cilët janë fituesit

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Card u njoh për...

Ndeshja me Poloninë, trajneri Reja: Mund t’ia dalim për ëndrrën

Trajneri Reja dhe kapiteni Etrit Berisha kanë dalë në një konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Poloninë. Kapiteni Berisha ka nënvizuar se...

Punonjësi i zjarrfikëses së Mirditës humb betejën me Covid-19

Një punonjës i shërbimit zjarrfikës të Mirditës ka humbur betejën me koronavirusin. Bëhet fjalë për 47-vjeçarin Tonin Ndoka nga fshati Rrasfik. Mësohet se ai prej...

Ishte në lëvizje, shpërthen në flakë makina në qendër të Elbasanit

Një makinë tip “Ford” ka marrë flakë në ecje e sipër mesditën e sotme në Elbasan. Policia bën me dije se flakët tashmë janë...

Lajme të tjera

Web TV